Yjet shqiptarë të sportit ia besojnë buzëqeshjen e tyre profesionalizmit të Dent Fix

10 months ago 17

Yjet e sportit, veçanërisht futbollit, i japin shumë rëndësi shëndetit edhe pamjes.

Një nga to është edhe buzëqeshja e bukur, dhëmbët me formë dhe ngjyrë të bardhë e ndritshme, që janë pjesë e rëndësishme jo vetëm e shëndetit, por edhe paraqitjes fizike të një personi.

Për kujdesin e tyre ne duhet që vazhdimisht të kemi kontrolle dentare nga profesionistë që këtë punë përveç profesion e kanë edhe pasion.

Ndërsa në vendin tonë për këtë është e njohur, Dent Fix, aty ku yjet e sportit bëjnë kontrollet e vazhdueshme .

Emra të njohur të Përfaqësueses së Kosovës si, Samir Ujkani, Edon Zhegrova, Valon Berisha, Lirim Kastrati, Florent Hadërgjonaj, Amir Rrahmani, Herolind Shala, Arbër Zeneli janë vetë disa futbollistët që ia besojnë përkujdesjen e dhëmbëve, pikërisht Dent Fix, nën udhëheqjen e Prof. Ass.Dr. Fehim Haliti.

Dent Fix është përkujdesur edhe për yllin e Bayer Leverkusen, Granit Xhaka, ndërsa këtë besim ia ka dhënë edhe boksieri me famë botërore, Robin Krasniqi.

Për rikthimin dhe mbajtjen e buzëqeshjes Dent Fix posedon mjetet më të sofistikuara dhe moderne që janë prurje të reja në botën e stomatologjisë.

Pasiguria e dhëmbëve largohet vetëm me përkujdesjen e tyre nga profesionistët e duhur, prandaj në Dent Fix përveç tjerash gjeni edhe stafin mikpritës dhe të kujdesshëm ndaj çdo pacienti. /Telegrafi/

Read Entire Article