Ylber Ramadani rrëfehet për mediat italiane

10 months ago 16
23:46 21/12/2023

“Me ndiqte edhe Verona, Lecce me bindi me projektin”

Ylber Ramadani shënoi fundjavën e kaluar golin e parë në Serie A. Me shpirtin e garës dhe përkushtimin është kthyer në një lojtar kyç te Lecce ku është aktivizuar në 17 takime këtë sezon. Në një intervistë për “Gazzetta dello Sport” tregon pse zgjodhi skuadrën puljeze ku firmosi deri në 30 qershor të 2026. 

“Më ndiqte edhe Verona. Por pashë projektin te Lecce dhe seriozitetin e klubit dhe nuk pata mëdyshje”.

27-vjeçari i cili ka qenë pjesë e skuadrave në Kosovë, Shqipëri, Danimarkë, Hungari, Skoci dhe tani Itali ëndërron të luajë në Champions League. Mesfushori i Kombëtares zbulon edhe çfarë i kërkon trajneri Roberto D’Aversa të bëjë gjatë ndeshjes.

“Më ka ndihmuar shumë dhe më ndihmon edhe përtej stërvitjes së zakonshme, duke më përgatitur veçmas. Më thotë që godas portën kur kam hapësirë dhe e bëj. Kam shënuar 8 gola në karrierë, vetëm 1 me Kombëtaren”.

Ramadani nuk harron të përmendë edhe çfarë synon me Kombëtaren.

“Jemi një skuadër e mirë. 9 futbollistë luajnë në Serie A dhe kjo na ndihmon. Duam të jemi surpriza e këtij Europiani”.

Ylber Ramadani është pjesë e Kombëtares prej vitit 2018.

Tv Klan



Të ngjashme

Read Entire Article