Ylber Ramadani supergol në Serie A

10 months ago 35
23:00 16/12/2023

Mesfushori realizoi të parin në kampionatin italian, i jep fitoren Lecce

Fundjavë që do kujtohet gjatë për Ylber Ramadanin. Mesfushori i kombëtares shqiptare shënoi golin e fitores që Lecce regjistroi 2-1 ndaj Frosinone. Një supergol nga ana e futbollistit kuqezi, që gjeti kështu edhe rrjetën e parë në Serie A.

Kur po kronometrohej minuta e 88-të e sfidës dhe rezultati ishte mbërthyer në barazim, Ramadani lëshoi një silurë të vërtetë nga rreth 30 metra.

Festë legjitime për 27-vjeçarin, që i jep kështu tre pikëshin e radhës skuadrës së tij. Në stol në radhët e Lecce qëndroi shqiptari, Medon Berisha, teksa tek Frosinone mungonte Marvin Çuni. Me këtë fitore skuadra puljeze parakaloi në renditje pikërisht Frosinone në kuotën e 20 pikëve.

Kjo ishte fitorja e katërt në kampionat, me Ramadanin që është shndërruar në liderin e vërtetë të mesit të fushës.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article