Ylli i futbollit amerikan bëhet me tre fëmijë, me tre gra të ndryshme, në vetëm pesë muaj

9 months ago 21

Anëtari i Miami Dolphins në NLF, Tyreek Hill, u gjend në qendër të vëmendjes së mediave botërore pasi në pesë muaj u bë baba i tre fëmijëve me tre gra të ndryshme, asnjëra prej tyre gruaja e tij.

Përkatësisht, Hill ka marrë padi për vërtetimin e atësisë nga dy gra të ndryshme, të cilat pretendojnë se fëmijët e lindur në shkurt dhe maj janë të tij dhe kërkojnë rritje të mbështetjes së fëmijëve nga ai.

Ndërkohë, gruaja e tretë Camille Valmon tha gjithashtu për DailyMail se djali i saj është në të vërtetë i Hillit dhe ai ka lindur në mars.

UPDATE: Miami Dolphins star wide receiver Tyreek Hill reportedly had a 3rd child this year with 3 different women. 2 of the women have just filed paternity suits. He now reportedly has 7 children and he just got married a couple of weeks ago. pic.twitter.com/cdSOsQAfQY

— Daily Loud (@DailyLoud) December 21, 2023

Një nga gratë që e lindi atë në shkurt tha se një test i atësisë kishte vërtetuar tashmë se Hill ishte babai me një probabilitet më të madh se 99.9 për qind dhe ai kishte ofruar vullnetarisht të paguante 2500 dollarë në muaj si mbështetje për fëmijët.

Megjithatë, ajo e përshkroi shumën si mjerisht të pamjaftueshme duke pasur parasysh pagën e tij, ndërsa një tjetër pretendoi se merrte 2,500 dollarë nga Hill çdo muaj, por tha se kujdesi i fëmijës kushtonte afërsisht 10,000 dollarë.

Ylli i NFL tashmë ka tre fëmijë nga lidhja e tij e mëparshme me të fejuarën Crystal Espinal, ndërsa u martua me partneren e vjetër Keeta Vaccaro muajin e kaluar. /Telegrafi/

Read Entire Article