“Zakonisht merrem me bandat jo me ushtarët e tyre”, Bardhi reagon pas kallëzimit të Policisë në SPAK: Nuk kemi vjedhur ne 180 mln euro në një vit

2 hours ago 129

TIRANË

Kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi reagoi pas kallëzimit të policisë në SPAK të disa deputetëve të PD që ishin pjesë e përplasjes dje me policinë dhe Gardën.

“Unë nuk i përgjigjem ushtarëve të bandave. Zakonisht përzgjedh të merrem me bandat. Ushtarë të tyre siç janë min i brendshëm, dr i pol, drejtori i tiranës nuk janë në fokusin e punës sime. Sot jam për një vjedhje 180 mln euro. Deputetët e opozitës nuk akuzohen se kanë vjedhur 180 mln vetëm për një vit nga buxheti i shtetit. Prokuroria e Posaçme nuk është ngritur për të sulmuar deputetët e opozitës”, tha Bardhi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article