Zarf i zi gjatë spektaklit: Katër banorë shkojnë direkt në televotim për thyerje të rregullave

7 months ago 10

Një Zarf i Zi ka mbërritur në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” gjatë spektaklit.

Siç dihet tashmë ky zarf përmban një ndëshkrim nga “Vëllai i Madh” por kësaj radhe është për katër nga banorët e shtëpisë.

Bëhet fjalë për Julin, Sarën, Eglën dhe Gazin, të cilët për shkak se kanë thyer rregullat duke përdorur fjalë fyese dhe e kanë duke përdorur për lojën e tyre “Vëllain e Madh”, janë dënuar.

Foto: Big Brother Vip Albania/YouTube

Për këtë “Vëllai i Madh” i dënoi katër konkurrentët duke i dërguar në një televotim.

“Banorë, për shkak të thyerjes së rregullave që cenonjë dinjijtetin dhe integritetin e njeriut, duke përdorur fjalë fjalë fyese dhe duke keqpërdorur “Vëllain e madh” për lojën tuaj brenda shtëpisë, “Vëllai i Madh” dënon me rast që janë ende në lojë, Julin, Eglën, Sarën dhe Gazin duke i dërguar në një televotim që hapet sonte dhe përundon për të martën.”- shkruhej në zarfin që Bardhi lexoi. /Telegrafi/

Read Entire Article