Zbardhen detaje nga krimi në Fier, viktima dhe autori kishin bërë sherr dy javë më parë

10 months ago 14

Zbardhen të tjera detaje në lidhje me vrasjen e ndodhur sot në Fier, ku viktimë mbeti një 41-vjeçar. Gazetari Enea Verria raportoi në një lidhje live për News24 se viktima, Elton Javori, dhe autor i dyshuar, që është në arrati, Agim Gashi, kanë pasur një sherr dy javë më parë, që sot rezultoi me këtë ngjarje tragjike.

Sakaq, viktima kishte vetëm pak kohë që kishte ardhur nga Gjermania, ku ishte emigrant.

Aktualisht policia është në kërkim të 35-vjeçarit që dyshohet se është arratisur drejt Vlorës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article