Zbardhen detaje nga ngjarja tronditëse në Krujë, pasi lindi foshnjën, nëna e futi në qese dhe e hodhi në lumë

7 months ago 5

42 vjeçarja me iniciale L.K. është paraqitur vetë në komisariatin e Krujës dhe ka deklaruar se pasi ka lindur foshnjën mëngjesin e sotëm e ka hedhur në lumin e Tapizës.

Sipas asaj që raporton gazetari Igli Çelmeta, gruaja ka deklaruar se ka menduar se foshnja ka lindur e vdekur dhe më pas e ka marrë dhe e ka futur në një qese dhe më pas e ka hedhur në lum.

Policia ka nisur kërkimet në lumin e Tapizës, por foshnja nuk është gjetur pasi dyshohet se e ka marrë rrjedha e lumit.

42-vjeçarja që ka kryer aktin e rëndë është e martuar dhe ka edhe fëmijë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article