Zbardhen prapaskenat/ Ja si është munduar të përdorë Serbia veriun e vendit!

3 months ago 7
Reklamë

Ditë më parë, Policia e Kosovës realizoi një operacion në veri, ku me që rast konfiskoi sasi të medh të armatimit në pjesën veriore të vendit.

Nga armatimi i prezantuar që është gjendur në veri ka armë të gjata të kalibrave të ndryshme, pistoleta, granata dore etj.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka thënë se në kuadër të aktiviteteve operative në bashkëpunim me AKI-në kanë arritur të identifikojnë disa lokacione ku ndodhej armatimi i fshehur, nga ish-pjesëtarë të Mbrojtjes Civile dhe pjesëtarë të grupit terrorist të Banjskës.

E në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur analisti politik, Faton Mehmeti.

Ai thotë se qeveritë e kaluara kanë bërë që veriu të përdoret nga serbët për interest e tyre, mirëpo që Qeveria Kurti është duke e kthyer në normalitet.

Image

Faton Mehmeti

Që nga paslufta, Serbia e ka përdorur veriun si kazermë për armë në tentativat e saj për ndarje.Sigurisht se armatimi i gjetur nuk është befasi, ka edhe shumë të tjerë. Vend pa zot shtëpie për 23 vjet, aty ka lulëzuar krimi, korrupsionin, bandat janë rritur ashtu si edhe krimi”, u shpreh ai.

Më tej, analisti shton që tanimë situata në veri është krejt ndryshe, nuk ka më banda.

Andaj, nuk është e papritur që ky kontigjent i armëve është gjetur atje.Tanimë situata në veri është krejt ndryshe, nuk ka më banda dhe po kthehet normaliteti në një pjesë që ishte në duart e bandave dhe terrroristëve.Kështu që, përfundimisht veriu është nën kontroll, megjithatë duhet vazhduar që të ketë kontrolle pasi mbetjet ende ekizstojnë”, përfundoi Mehmeti për “Bota sot”.

comment

Read Entire Article