Zbardhet drafti i përbashkët PS-PD për reformën zgjedhore, listat 1/3 të mbyllura, bie pragu i 7 mijë votave

1 month ago 16
Reklamë

Zbardhet drafti i përbashkët mes PS-së dhe PD-së për Reformën Zgjedhore.

Dy partitë do të votojnë në seancë për të t’i hapur rrugë emigrantëve që kanë një adresë të saktë banimi për të votuar.

Ndërkohë, pika që ndante dy partitë ishte mënyra se si do të ndahen mandatet. Socialistët kishin si kusht vendosjen e një pragu 7 mijë vota për të thyer herësin, ndërkohë që demokratët kërkonin lista 100% të hapura.

Në draftin e siguruar nga Top Channel, PS ka hequr dorë nga pragu 7 mijë vota, ndërkohë që demokratët kanë pranuar që 1/3 e listës në çdo qark të jetë e mbyllur.

Read Entire Article