Zbardhet drafti i punës i Komisionit të “Zgjedhores”

8 months ago 9
18:21 19/01/2024

Fillimisht do të shqyrtohen propozimet e partive dhe më pas rekomandimet e OSBE/ODIHR-it

Ende pa zhvilluar mbledhjen e parë, dy bashkëkryetarët e Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore, Gjiknuri dhe Alibeaj kanë dakordësuar një draft pune që parashikon mbylljen e reformës zgjedhore deri në 25 mars.

Gjatë muajit janar, komisioni planifikon të përmbyllë seancat dëgjimore me partitë politike, OJF vendase dhe organizma ndërkombëtarë në Shqipëri në mënyrë që ata të paraqesin propozime lidhur me Reformën Zgjedhore.

Ndërsa muaji shkurt do të jetë i fokusuar te rekomandimet e OSBE/ODHIR, specifikisht për të ndërhyrë në:

– Regjistrimi i subjekteve zgjedhore

– Regjistrimi i kandidatëve dhe numri për çdo zonë zgjedhore

– Zgjedhësit dhe përgatitja e listës së zgjedhësve

– Barazia gjinore për organet dhe administratën zgjedhore

– Shqyrtimi i propozimeve për votën e emigrantëve

– Metodologjia e votimit për zgjedhësit me qëndrim jashtë

Po gjatë këtij muaji, do të diskutohet edhe çështja e herësit, për të gjetur mënyrën se si do të shpërndahen mandatet. Ndërsa në pjesën e parë të muajit mars parashikohet shqyrtimi i propozimeve me çështjet që lidhen me fushatën zgjedhore në mediat elektronike, finacimin si dhe monitorimin e tyre.

Drafti përfundimtar do të hartohet deri në 25 mars. Miratimi i tij do duhet të ketë 84 vota, që PS synon ti sigurojë me grupin e Lulzim Bashës.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article