Zbardhet shkresa për Kuvendin, ja emrat e deputetëve që njeh PD në grupin e saj, 11 ligjvënës të përjashtuar që prej 2022-it

1 year ago 17

Zbardhet shkresa, që i është dorëzuar Kuvendit, për konfirmimin e deputetëve që janë pjesë e grupit parlamentar të PD-së, ku mungojnë ligjvënësit që kanë përkrahur ish-kryeministrin Sali Berisha.
BalkanWeb disponon dokumentin që mban firmën e datës 26 shtator, ku konfirmohet se pjesë e grupit parlamentar të Bashës janë 10 deputetë.
Mësohet se vendimi për përjashtimet e 11 deputetëve demokratë, është marrë në fillim të vitit 2022 dhe është reflektuar edhe në qershor të 2023 të cilët nuk figurojnë më si antarë të Këshillit Kombëtar për shkak të funksioneve si deputetë.


SHKRESA
“E nderuar zonja, kryetare
Pika 2 e nenit 16 të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë parashikon detyrimin e grupeve parlamentare për vënien në dijeni të kryetares së Kuvendit për cddo ndryshim të mëvonshëm në përbërjen e grupeve parlamentare. Bazuar në këtë detyrim ligjor, në mbështetje të vendimit të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Kryesisë së Partisë Demokratike, bazuar në nenet 22 dhe 26 të statutit, nenit 3 të Rregullores së Brendshme të Grupit Parlamentar të PD-së ju informojmë se përbërja e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, duke filluar nga data 25.09.2023 është si më poshtë vijon;
1-Agron Gjekmarkaj
2-Arbi Agalliu
3-Bledion Nallbati
4-Dashnor Sulaj
5-Dhurata Ccupi
6-Enkelejd Alibeaj
7-Eralda Bano
8-Ervin Salianji
9-Ferdinand Xhaferraj
10-Flamur Hoxha

DEPUTETET E PERJASHTUAR
1.Greta Bardeli;
2.Ina Zhupa;
3 Isuf Çela;
4.Asllan Dogjani;
5.Bujar Leskaj;
6.Edi Paloka;
7.Kastriot Piroli;
8.Lindita Metaliaj;
9.Ludovik Hasanaj;
10.Sorina Koti;
11.Tomorr Alizoti;

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article