“Zbatues të vendimeve që erdhën nga Haga”/ Zbërthehen “prapaskenat” e afrimit PDK-LVV: Darka ishte vetëm...

4 months ago 11

Ish bashkëluftëtari i heroit Sali Çekajt, Saim Tahiraj, në një prononcim për gazetën “Bota sot” i ka komentuar përafrimet e fundit në qëndrime të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës.

Tahiraj, thekson se afrimi ndërmjet PDK-së dhe LVV-së nuk ishte befasi, pasi sipas tij ajo çka i lidhë këto parti është shumë më e madhe se ato çka i ndanë, madje ndasitë janë krejtësisht minore.

“Në të gjitha shkrimet dhe prononcimet e mia e kam theksuar në vazhdimësi se PDK,VV, AAK dhe disa parti minore, janë të formuara nga i njëjti brum ideologjik. Duke u bazuar në këtë fakt  aspak nuk befasohem nga ky përafrim, përkundrazi e konsideroj si të natyrshme dhe shumë normale. Ajo çka i lidhë këto parti është shumë më e madhe se ato çka i ndanë, madje ndasit janë krejtësisht minore”, ka thënë Tahiraj.

Sipas tij, qëllimi kryesorë i formimit të këtyre partive nga i njëjti brum ideologjik, i quajtur LPK, ka qenë se njëra nga këto parti domosdoshmërish duhet jetë në pushtet.

“Ndërsa të tjerat në opozitë ta ruajnë dhe në momente të caktuara krize ta shpëtojnë partinë në pushtet”, është shprehur ai.

Image

Ish bashkëluftëtari i heroit Sali Çekajt, Saim Tahiraj,

Mbi këtë bazë sipas Tahirajt u zhvillua edhe darka Kurti-Krasniqi. Madje, ai ka potencuar se ky takim ishte produkt i takimeve paraprake në Hagë.

“Takimi në „Darkën e Famshme“ Kurti-Krasniqi ishte në vazhdën e këtyre qëllimeve strategjike, mbylljen e ndasive të vogla të cilat kanë qenë vetëm maskim dhe fillimin e realizimit  interesit madhorë, ruajtjen e pushtetit. Ky takim ishte produkt i takimeve paraprake në Hagë, madje këta ishin vetëm zbatues të vendimeve që erdhën nga Haga. Në ditët apo javët në vijim do vërtetohet kjo, zgjedhjet do të mbahen vetëm atëherë kur ju duhen për t’i realizuar interesat e veta, VV dhe PDK”, përfundoi Tahiraj.

Ndryshe, situata politike në Kosovë ditëve të fundit u shoqërua me kërkesën e opozitës për zgjedhje të parakohshme, të cilën kërkesë e përkrahu edhe partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje. Por, derisa LDK e AAK donin zgjedhje me dorëheqje të kryeministrit Kurti, LVV e PDK preferuan që vendi të shkojë në zgjedhje përmes shpërndarjes së Kuvendit.

Madje, aq dakord me njëra tjetrën u panë të jenë PDK e LVV sa edhe procesin gjyqësor për rrahjen e tyre në Kuvend vitin e kaluar, u pajtuan që ta zgjidhin me ndërmjetësim!

comment

Read Entire Article