Zbërthehet deklarata e Presidentes Osmani pas takimit me ambasadorin amerikan – ky është mesazhi që përçoi tek ndërkombëtarët!

2 months ago 10
Reklamë

Krye-negociatorët e Kosovës dhe të Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, janë takuar të martën në Bruksel në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.

Takimi i tyre erdhi një javë pas takimeve të ndara të Bruksel të liderëve të Kosovës, Albin Kurti, dhe të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me përfaqësuesin e lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell.

E para këtij takimi një ngjarje tjetër mori vëmendjen. Bëhet fjalë për takimin e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani me ambasadorin amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier.

Presidentja Osmani ka thënë se heqja e masave ndëshkuese të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, do ta kishte bërë të “barabartë tryezën e dialogut” në Bruksel.

“Në takim është diskutuar për zhvillimet e fundit në vend, përfshirë zhvillimet në dialogun me Serbinë”, thuhet në njoftim.

Kosova është nën masa ndëshkuese të Bashkimit Evropian prej verës së vitit 2023, të cilat blloku i vendosi si përgjigje ndaj përshkallëzimit të situatës së sigurisë në veri të Kosovës, kur kryetarët shqiptarë – të dalë nga zgjedhjet që u bojkotuan nga serbët lokalë – nisën detyrën e tyre në komunat në veri.

Autoritetet në Kosovë disa herë kanë insistuar se kanë përmbushur kërkesat për heqjen e masave dhe se situata në veri të Kosovës është shtensionuar, serbët e Kosovës kanë pasur mundësi të votojnë për shkarkimin e kryetarëve të komunave dhe tash, sipas tyre, nuk ka më arsye që të mbahen këto masa.

Burjani: Përsëritje të deklaratës pa ndonjë ndikim

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur juristi Blerim Burjani.

Image

Blerim Burjani

Ai thotë që kjo deklaratë nuk ka ndonjë ndikim tek ndërkombëtarët, pasi të njëjtit nuk kanë çfarë t’i bëjnë më Serbisë.

Sipas juristit BE dhe SHBA dëshirojnë Asociacionin dhe për këtë arsye po e zgjasin edhe dialogun, e nuk po largojnë masat.

“Përsëritje të deklaratës pa ndonjë ndikim, BE e SHBA po e din se nuk kanë çka i bëjnë Serbisë edhe me kundërshtuar ajo tërë kohën të gjithë për këtë arsye Serbia ishte bombarduar. Por, ndaj Kosovës e kanë më së lehti me ushtrua trysni dhe me i mbajt masat në fuqi që për ata Asociacioni është zgjidhje e për Kurtin Asociacioni është ndërhyrje dhe copëtimi territorial juridik. Kjo është e pamundshme për të ndodhë dhe këto masa nuk e zmbrapsin Kurtin, ai e fiton edhe një mandat dhe se masat mbetën në fuqi kot. Dialogu ka dështuar por këtë nuk e thonë në BE e SHBA. Ky dialog më nuk ka kuptim edhe se dihet se dialogu nuk ka alternativë”, u shpreh ai.

Juristi më tej thekson që Borrell dhe Lajçak e kanë dërguar në humnerë këtë dialog së bashku me marrëveshjen e Ohrit.

“Më duket se Borrell dhe Lajçak e kanë dërguar në humnerë këtë dialog së bashku me marrëveshjen e Ohrit, ku palët e kanë refuzuar, përderisa Kurti vetëm ka bërë lojë politike në mënyrë decidive Vuçiqi e ka hedhë poshtë. Mendoj se integrimi në BE i Kosovës të vazhdojë dhe anëtarësimi në NATO dhe KiE. Ky dialog kështu si është nuk ia vlen më me shkua edhe pse mu po me pëlqen ideja që ata të shkojnë por nuk po më pëlqen se nuk e dëshiron atë dialog dhe as marrëveshjen”, shpjegon juristi për “Bota sot”.

Duhanaj: Ne po paguajmë për papërgjegjësinë politike të kësaj Qeverie

Image

Leon Duhanaj

Ndërsa, analisti politik, Leon Duhanaj në një bashkëbisedim me “Bota sot”, thotë që masat ndëshkuese, apo sanksionet janë tepër të rënda, e sidomos për Kosovën e cila asnjëherë nuk ka pas rol tjetër, por të viktimës.

“Për mendimin tim, në takime të tilla flitet shumë pas dyerve të mbyllura, përderisa për publikun thuhet diçka veç sa për kurtuazi. Natyrisht që masat ndëshkuese, apo sanksionet janë tepër të rënda, e sidomos për Kosovën e cila asnjëherë nuk ka pas rol tjetër por të viktimës. Është edhe më e dhimbshme se si erdhi puna deri tek këto masa, për të cilat në masë të madhe, fajtorë jemi vetë ne, gjegjësisht Qeveria Kurti”, foli analisti.

Në fund, ai nënvizon që në këto masa ka ndikuar edhe Qeveria aktuale me veprimet e saj në vendimet e ndërkombëtarëve.

“Ne po paguajmë për papërgjegjësinë politike të kësaj Qeverie, e cila në asnjërën nga vendimet e saj, nuk e ka logjiken shtetërore. Është mirë nëse Presidentja Osmani, kërkon ndihmë në këtë kontekst nga Ambasadori i SHBA-së, por edhe ajo nuk është e pafajshme në gjithë ketë katrahurë, sepse ka luajtur rolin e noteres së Kurtit, e jo atë të Presidentes. Ajo e di mirë se SHBA, kërkesat që i nën Kosovës, duhet zbatuar, por prapë vazhdon ta përkrah Kurtin pa rezerva dhe kjo është tepër joserioze, besa edhe e rrezikshme”, foli Duhanaj për “Bota sot”.

Read Entire Article