Zbërthehet mesazhi i Kurtit për opozitën – Cila është “vrima” që po mbyllet njëherë e përgjithmonë? Flasin analistët

2 months ago 10
Reklamë

Çështja e mbajtjes së zgjedhjeve të radhës në vendin tonë është një nga temat më të përfolura këto ditë.

Derisa opozita po vazhdon të me kritikat ndaj Qeverisë, kryeministri Kurti është deklaruar dje në lidhje me të arriturat duke iu premtuar qytetarëve gjëra edhe më të mira.

Kurti në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të partisë, tha se me tri vjet qeverisje të tij, vendi ka rritje ekonomike, stabilitet, sundim të ligjit shtrirje të sovranitetit, lëvizje të lirë me liberalizim të vizave, arsye për të qëndruar në Kosovë edhe për ta vizituar.

“Më në fund, e pas një kohe shumë të gjatë, me dekada e jo me vite e muaj, vrima prej të cilës rridhte pa ndërprerë e pa masë paraja e buxhetit tonë, po mbyllet njëherë e përgjithmonë”, shtoi ai.

Kurti, kërkoi nga aktivistët që të jenë më të mobilizuar dhe t’i përgjigjen qytetarit.

Ai iu drejtua aktivistëve që të angazhohen më shumë, marrë parasysh faktin se zgjedhjet tashmë janë afër.

Kjo deklaratë ishte një nga ato që u morë si kundër-përgjigje për opozitën e cila në vazhdimësi po akuzon Qeverinë që nuk ka përparime në vendin tonë.

Ymeri: Të dhënat konkrete të qeverisë Kurti për luftën kundër korrupsionit

Image

Eshref Ymeri

E në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur profesori Eshref Ymeri.

 “Kryeministri Albin Kurti ka thënë një të vërtetë tepër bindëse, sepse buxheti i Republikës së Dardanisë, pas 14 shkurtit 2021, është vënë nën kontroll të plotë nga qeveria, për t'i shërbyer nivelit të jetesës së mbarë popullit. Por nuk e kam informacionin e duhur se çfarë ka bërë qeveria Kurti për çpronësimin e oligarkëve-banditë-hajdutë rreth Thaçit, të cilët e kanë grabitur buxhetin e shtetit me të dyja duart. Ju lutem, nëse keni mundësi, më njoftoni se çfarë suksesesh ka shënuar qeveria Kurti kundër korrupsionit të banditëve dhe hajdutëve thaçistë”, u shpreh ai.

Më tej, profesori thekson që të dhënat konkrete të qeverisë Kurti për luftën kundër korrupsionit, kanë për t'ia ngritur lart autoritetin Vetëvendosjes për zgjedhjet e ardhshme.

“Thuhet që Ramush Haradinaj ka shumë prona, deri edhe në Dubaj. Të dhënat konkrete të qeverisë Kurti për luftën  kundër korrupsionit, kanë për t'ia ngritur lart autoritetin Vetëvendosjes për zgjedhjet e ardhshme, aq më tepër që vetë Albini nuk është i korruptuar absolutisht”, foli Ymeri për “Bota sot”.

Qarri: Deklaratat e kryeministrit, vije edhe përgjigjja e duhur për opozitën

Image

Gani Qarri

Ndërsa analisti politik, Gani Qarri në një bashkëbisedim me “Bota sot”, thotë që Kurti gjatë mandatit të tij ka bërë që vendi të ketë sundim të ligjit për të qëndruar rinjtë në Kosovë.

Ndër të tjera ai shton që në veri të Kosovës, ka filluar inkasimi i konsumimit të energjisë elektrike dhe se ka të drejtë kur thotë edhe vrima prej të cilës rridhte pa ndërprerë paraja e buxhetit të shtetit tone.

“Në fakt, ashtu siç shprehet Kryeministri i vendit dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në tri vjet qeverisje të tij, vendi ka sundim të ligjit, rritje ekonomike, stabilitet, shtrirje të sovranitetit, lëvizje të lirë dhe liberalizim të vizave, të cilat ai i numëron edhe si arsye jetike, për të qëndruar të rinjtë në Kosovë.

Madje, për herë të parë edhe në katër komunat në veri të Kosovës, ka filluar inkasimi i konsumimit të energjisë elektrike”, njëjtë si në gjithë vendin, kështu që kryeministri, ka të drejtë kur thotë se, me pagesën e rrymës në veri, edhe vrima prej të cilës rridhte pa ndërprerë paraja e buxhetit të shtetit tonë, tanimë po mbyllet njëherë e përgjithmonë, gjë që vërtetë qëndron dhe urojmë të vazhdojë e forcohet edhe më tepër, në të ardhmen, ngase deri këtë vit, me dekada, qytetarët e pjesës tjetër të vendit, duhej ta paguanin edhe rrymën e shpenzuar nga serbët në veri të Kosovës”, tha ai.

Në bisedë e sipër analisti përmend liberalizimin e vizave , që sipas tij është një e arritur e lartë.

“Zgjedhjet e reja na ndajnë vetëm edhe disa muaj, mendojë se, nga deklaratat e kryeministrit, vije edhe përgjigjja e duhur për opozitën”, shton tutje analisti.

“Gjithashtu, nuk duhet harruar se me liberalizimin e vizave, nga fillimi i këtij viti, me pasaportën e Republikës së Kosovës dhe targat RKS , qytetarët e Kosovës, vazhdojnë të udhëtojnë lirshëm në gjithë zonën Schengen të Bashkimit Evropian, si çdo qytetar i vendeve të tjera në rajon e më gjerë, ndërsa pasaporta e shtetit të Kosovës po njihet e forcohet gjithnjë e më shumë, gjë që vërtetë, na bënë të ndihemi shumë më krenarë me arritjet e shtetit tonë të ri, në planin evropian dhe atë ndërkombëtar.

E duke pasur parasysh faktin se nga zgjedhjet e reja na ndajnë vetëm edhe disa muaj, mendojë se, nga deklaratat e kryeministrit, vije edhe përgjigjja e duhur për opozitën, e cila në vazhdimësi këmbëngul se kinse nuk kemi përparime, kurse një përgjigje edhe më adekuate, besojë se opozita do ta marrë, në zgjedhje nga Sovrani, me votën e lirë të qytetarëve”, thotë analisti.

Në fund, Qarri thekson që me Qeverinë Kurti janë ndaluar organizatat terroriste dhe dëbuar kriminelët serbë.

“Shto gjithë kësaj faktin se tanimë edhe në veri të vendit, është shtrirë plotësisht sovraniteti dhe shtetësia e Republikës së Kosovës, janë ndaluar organizatat terroriste serbe dhe dëbuar kriminelët serb në Serbi, duke rikthyer përfundimisht rendin e ligjin dhe stabilizuar plotësisht edhe këtë pjesë të vendit tonë, që ishte kthyer në oazë të kontrabandës dhe krimit të organizuar, ku merrnin pjesë shqiptar e serb dhe politikan të lartë partiak e shtetëror, madje krye terroristi Radojçiq, pritej me nderime edhe në zyrën e kryeministrit të shtetit.

Kurse qeveritë e partive të inkriminuara, as nuk mund të formoheshin, pa “Aminin” e Vuçiqit dhe dorën e zgjatur të Serbisë në Kosovë, të ashtuquajturën "Lista serbe" që për nënkryetar, zyrtarisht kishte krye-terroristin Milan Radojçiq, besoj se për popullin e Kosovës ,tanimë është gjithçka e qartë dhe do të dijë edhe më mirë ta ndaj shapin nga sheqeri, duke quarë përfundimisht në pension, kriminelët dhe partitë e inkriminuara”, përfundoi Qarri për “Bota sot”.

Read Entire Article