Zbulohet arsyeja përse premiera e filmit “5 herë Jo” është sot

9 months ago 45
Reklamë

Premiera absolute e filmit “5 Herë Jo” prodhim i Top Channel Films do të zhvillohet mbrëmjen e sotme në Cineplexx, TEG në orën 19:00.

Donald Veshaj dhe Bora Zemani, përkatësisht Jora dhe Gjergji do të përballen më një sërë të papriturash në botën e kinemasë, artit dhe televizionit.

E pse është zgjedhur data 12 dhjetor për premierën absolute të filmit mesa duket është zbuluar. Ditën e sotme djali i saj Arbori feston ditëlindjen dhe këtë na e ka treguar Bora me një postim në Instagram.

“Gëzuar ditëlindjen i shtrenjti im!
Jeta ime ka ndryshuar pikërisht në këtë datë 12.12 kur njoha dashurinë më të madhe në univers.
Mund të bëj 1000 gjëra të tjera të bukura por të qenit mami yt është e preferuara ime, përgjithmonë!
Të dua pafund gëzimi i shpirtit tim!”, ka shkruar Bora në postimin kushtuar djalit të saj.

Top Channel

Read Entire Article