Zbulohet magazina me fishekzjarre të kontrabanduara në Tiranë, dy në pranga

10 months ago 5

Policia e Tiranës ka zbuluar një magazinë në kryeqytet ku mbahej një sasi e madhe fishekzjarrësh të kontrabanduar me qëllim shitjen e tyre.

Dy personat që administronin biznesin janë arrestuar.

Magazina ndodhej në rrugën “5 Maji” ku u gjetën dhe sekuestruan mijëra fishkezjarre, të ndara në 391 koli.

Blutë njoftojnë se në pranga kanë rënë bashkëadminsitratorët I. K, 22 vjeç dhe E. S., 20 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Ata akuzohen për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, kryer në bashkëpunim.

Read Entire Article