Zbulohet prapavija e deklaratës së fundit nga Stano – ja çfarë po fshihet pas masave ndëshkuese ndaj Kosovës!

4 months ago 6

Me arsyetimin se Qeveria nuk mori ndonjë vendim për shtensionim të situatës në veri të vendit ashtu siç kërkuan shtetet e BE-së, Komisioni Evropian, ka një kohë që ka vendosur masa ndëshkuese ndaj Kosovës.

Këto masa përfshijnë suspendimin e përkohshëm të punës së trupave të krijuara në bazë të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, mos-ftesën e Kosovës në takime të nivelit të lartë dhe suspendimn e vizitave bilaterale.

Gjithashtu masa tjetër është Masat ndalja e programit të fondeve për Kosovën nga IPA 2024 si dhe pezullimi i propozimeve të paraqitura nga Kosova në kuadër të kornizës së investimeve të Ballkanit Perëndimor.

E gjatë ditës së djeshme u bë e ditur që Raporti i Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell në lidhje me heqjen eventuale të masave të vendosura nga BE për Kosovën ende nuk ka përfunduar.

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i BE-së, Peter Stano në një konferencë për media.

Sipas Stanos, raporti ende nuk ka përfunduar dhe rrjedhimisht nuk është dërguar as shteteve anëtare.

E në lidhje me këtë ‘zvarritje’ nga ana e BE-së në një prononcim për “Bota sot”, ka folur analisti politik, Rexhep Elezaj.

Image

Rexhep Elezaj

Ai thotë se masat ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës janë të padrejta dhe se nuk ka qenë vendimi I drejtë.

Sipas tij, masat ndëshkuese do të duhej të ishin ndaj Serbisë për të gjitha situatat që destabilizuan vendin dhe rajonin.

Së pari, BE-ja nuk është dashur t’i vendos kurrfarë masash ndëshkuese Kosovës, veçse të njëjtat t’i vendos ndaj Serbisë, madje sanksione ekonomike, për shkak të politikës destabilizuese të regjimit të Beogradit në Ballkanin perëndimorë, si dhe për shkak të mos dënimit të Beogradit zyrtar të agresionit të Rusisë në Ukrainë, i cili as deri sot nuk i ka vënë sanksione ekonomike, siç vepruan të gjitha vendet e BE-së dhe ato demokratike ndaj regjimit kriminal të Moskës zyrtare.

Mbase, shkaqet për shkak të cilave BE-ja e sanksionoi vetëm Kosovën me disa masa ndëshkuese financiare dhe diplomatike, as që kanë ekzistuar fare, por të cilat padrejtësisht ia vendosën Kosovës, e që kryekëput ishin të pajustifikuara, në vend se ta ndëshkonin me masa konkrete “Listën Serbe” në veri të Kosovës, e cila siç dihej botërisht për dhjetë vite rresht ishte strumbullari i të gjitha të këqijave dhe veprimeve kriminale ndaj shtetit dhe qeverisë së Kosovës, herë me vendosjen e barrikadave në veri, herë në përkrahje të grupeve kriminale serbe, të cilat veriun e Kosovës e kishin shndërruar në poligon të vrasjeve, krimit të organizuar, falsifikimit te të hollave dhe dokumenteve personale, të targave të automjeteve, si dhe futjes ilegale të armëve në veri, siç e tregoi këtë rasti i dështimit të sulmit terrorist në Banjskë me 24 shtator 2023, ku policia e Kosovës gjeti dhe konfiskoi lloj-lloj armësh të kalibrave të ndryshëm, municione dhe uniforma ushtarake, etj., për të cilat veprime, çuditërisht zyrtarët e BE-së në krye me përfaqësuesin e lartë të saj për politikë të jashtme, Joseph Borrellin dhe të tjerë, nuk e thanë asnjë fjalë për gjitha këto krime të serbëve në veri, por as nuk i vendosën kurrfarë masash ndëshkuese regjimi të Beogradit, i cili qëndronte pas gjithë kriminelëve dhe krimeve të tyre në veri të Kosovës”, u shpreh analisti.

Më tej, Elezaj thekson që përkëdhelja e vazhdueshme e BE-së ndaj Serbisë flet qartë për qëndrimin e tyre pro-serb.

Prandaj, duke pasur parasysh qëndrimin gjithnjë përkëdhelës të BE-së ndaj regjimit despotik të Beogradit zyrtar, madje me asnjë qortim ndaj sjelljeve provokuese dhe kërcënuese të presidentit serb, A. Vuçiq ndaj Kosovës, qoftë me vendosjen e ushtrisë pranë gjithë kufirit me Kosovën, qoftë duke e përkrahur kriminelin serb, M. Radojçiq, që ta destabilizojë veriun e Kosovës, siç ishte rasti i sulmit në Banjskë, etj., flet qartë për qëndrimin pro-serb të krerëve të BE-së ndaj Serbisë, gjegjësisht për qëndrimin e tyre ndëshkues vetëm ndaj Kosovës, duke e marrë me të mirë një regjim pro-rus në Ballkan, siç është dhe siç do mbetet Serbia për dekadat e ardhshme, në mos edhe më gjatë”, shton ai.

Në fund, analisti thekson që Raporti i përmendur nuk do të i dërgohet vendeve anëtare para zgjedhjeve të BE-së.

Mendoj se Raporti i përfaqësuesit të lartë të BE-së, z. J. Borrell, as që do t’iu ofrohet vendeve anëtare të saj para zgjedhjeve në BE, të cilat do mbahen në muajin qershor, veçse pas tyre, duke ia lënë në dorë çështjen e heqjes së masave ndëshkuese ndaj Kosovës garniturës së re udhëheqëse, e cila do vije në pushtet pas konstituimit të organeve të reja të BE-së”, përfundoi analisti Elezaj për “Bota sot”.

Read Entire Article