Zbulohet prapavija e parakalimit të ushtrisë serbe nëpër Prijedor – profesori jep këto detaje: Vuçiq po përpiqet të…!

2 months ago 11
Reklamë

Pjesëtarë të Forcave të Armatosura të Serbisë kanë parakaluar ditë më parë në një paradë ceremoniale nëpër qytetin veriperëndimor boshnjak, Prijedor, më sa duket pa pëlqimin paraprak të shtetit të Bosnje e Hercegovinës, raportoi Radio dhe Televizioni i Republikës Sërpska (RTRS), entitetit serb të Bosnjës.

Zheljko Komshiq, zyrtar i Presidencës së Bosnje e Hercegovinës (BeH) ka reaguar në Facebook duke thënë se “duhet të mësohet menjëherë se kush e ka lejuar ushtrinë serbe të hyjë në territorin e shtetit të Bosnje e Hercegovinës”.

Presidenca e BeH nuk e bëri këtë. A e bëri Ministria e Mbrojtjes? Kjo duhet të mësohet menjëherë. Nëse nuk ishte as Ministria e Mbrojtjes, atëherë është një akt klasik agresioni,” tha Komshiç, i cili është përgjegjës për politikë të jashtme dhe siguri.

Mirëpo a është një këmbanë alarmi edhe për Kosovën që në çdo çast ndihet e rrezikuar nga Serbia?

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur profesori Enver Bytyçi.

Image

Enver Bytyçi

Ai thotë se ky akt i Serbisë është akt i shkeljes së sovranitetit të Bosnjës dhe Hercegovinës, duke vazhduar profesori përmend edhe deklaratën e Vuçiqit.

“Forca të armatosura të Republikës së Serbisë kanë parakaluar të dielën e shkuar në një ceremoni shtetërore të Republikës Srpska në qytetin e Prijedorit në veri të Bosnjës. Gjithkush e di se për dërgimin e këtyre forcave ushtarake serbe në shtetin e Bosnjë-Hercegovinës angazhohen dy pale. Në rastin konkret njëra pale është Serbia, e cila i ka përgatitur ata për këtë ceremoni dhe i ka dërguar atje. Pala tjetër është ajo pritëse. Pritësit e këtij kontigjenti ushtarak serb janë liderët e Republikës Srpska, përfshirë dhe liderin separatist, Milorad Dodik. Anëtari i Presidencës boshnjake, Komshiq, thotë se ai nuk ishte në dijeni të këtij inkursioni ushtarak të Serbisë në Republikën Srpska. Me siguri që edhe Ministria e Mrojtes e BH nuk ka dhënë leje për hyrjen e kësaj force ushtarake në territorin e vendit të saj.

Arëherë mbetet të gjykohet se inkursioni ushtarak i Serbisë në Republikën Srpska është një akt i shkeljes së sovranitetit të shtetit të Bosnjë-Hercegovinës. Aq më tepër kur kreu i shtetit dhe komandanti i Forcave të Armatosura të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, pranoi se kishte dijeni për këtë. Dmth se kishte urdhëruar dërgimin e kësaj force në një shtet tjetër fqinjë. Madje Vuçiq thoshte me mburrje se “ne i dërgojmë këto forca në këtë ditë në Prijedor të Bosnjë-Hercegovinës që prej tetë vitesh”! Dhe kemi parasysh se në këto tetë vite president në Serbi është Vuçiq. Që do të thotë se paardhësit e tij nuk kanë guxuar të kryejnë akte të tilla”, u shpreh ai.

Komshiq duhet t’i drejtohet të gjitha kancelarive të Perëndimit

Sipas profesorit ndërkombëtarët duhet të alarmohen për këtë veprim të Serbisë.

“Vuçiq përpiqet ta kalojë si një ngjarje të zakonshme e ordinere”, thekson tutje profesori.

Derisa komandanti i përgjithshëm i mbrojtjes së Serbisë pranon këtë, atëherë llogaria duhet t’i kërkohet atij. Edhe Komshiq duhet t’i drejtohet të gjitha kancelarive të Perëndimit. Madje ky akt duhet ta nxitë atë që të kërkojë me çdo kusht përshpejtimin e anëtarësimit në NATO të BH, i pëlqen ose jo Milorad Dodikut. Duhet alarmuar Europa dhe SHBA-të, sepse dërgimi i një kontigjenti ushtarak në një shtet fqinj pa leje dhe pa koordinim është akt agresioni, është shkelje e të drejtës ndërkombëtare për respektimin e sovranittit të shteteve. Sot këta ushtarë nisen gjoja paqësisht. Nesër, në një situate të acaruar e konfliktuale, ata janë të gatshëm të ndërhyjnë në mbështetje të ambicieve të Dodik dhe të Vuçiq për ndarjen e Republikës Srpska nga shteti i Bosnjë-Hercegovinës.

Akti është shumë i rëndë. Vuçiq përpiqet ta kalojë si një ngjarje të zakonshme e ordinere. Por presidenti i Serbisë ka bërë shkollën e djallit me emrin Milosheviq. Ai hedh gurin e më pas thotë “Jo! Jo! Unë jam për paqe”! Por ama provokon si djalli. Madje orgnizon akte terroriste kundër fqinjëve të vet, si në rastin e Banjskës. Dhe më pas thotë: „Jo! Ma kanë bërë këtë kundërshtarët e mi, që janë të lidhur me Kremlinin“! Nuk ka më dinak dhe dredharak se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Vetëm vëllai i tij binjak në Tiranë mund t’i afrohet disi”, shpjegon ai.

Jemi kthyer para kohës së DAYTON-it dhe europianët dhe amerikanët nuk po duan ta kuptojnë këtë

Bytyçi në bised e sipër thotë që ndërkombëtarët po I pranojnë këto veprime të Serbisë dhe nuk ndërmarrin masa.

Duke vazhduar profesori shton që ndërkombëtarët nuk kanë dëshirë të kuptojnë se dërgimi i njësive ushtarake të Serbisë në territorin e shtetit të Bosnjë_hercegovinës është akt i pastë agresioni, por pa viktima e pa luftë.

“Serbia po dëshmon çdo ditë e më shumë se është dhe mbetet, si gjithmonë, shkaktare e destabilitetit dhe konflikteve në Ballkanin Perëndimor e nëse do ia arrinte kësaj, atëherë e tillë do të bëhej edhe për Ballkanin Lindor. Ajo që ka ndodhur me pjesëmarrjen e trupave ushtarake të Serbisë në një demonstrim në Prijedor ka shumë domethënie. Në radhë të parë, del se Beogradi e Banja Luka punojnë bashkë në planet e tyre për zhbërjen e shtetit të DAYTON-it, Bosnjë-Hercegovinës. Atë që kishte pranuar krimineli Milosheviç, nuk e pranon sot pasardhësi i tij, Aleksandër Vuçiq. Atë që pranoi asokohe krimineli tjetër i luftës, Karaxhiq, e mohon sot pasardhësi i tij, Dodik!

Jemi kthyer para kohës së DAYTON-it dhe europianët dhe amerikanët nuk po duan ta kuptojnë këtë. Nuk kanë dëshirë të kuptojnë se dërgimi i njësive ushtarake të Serbisë në territorin e shtetit të Bosnjë_hercegovinës është akt i pastë agresioni, por pa viktima e pa luftë, sepse këtë akt agresioni e kanë pranuar udhëheqësit serbë lokalë”, tha ai.

Në fund profesori nënvizon që Serbia nuk guxon të bëjë këto veprime në Kosovë pasi është KFOR-I dhe NATO.

Vuçiq nuk guxon të sulmojë ushtarakisht

“Vuçiq dëshiron që ta krijojë Serbinë e Madhe me provokime, por nuk guxon të sulmojë ushtarakisht”, foli Bytyçi.

Ka nga ata që këtë akt e intepretojnë si rrezik për Kosovën. Nuk besoj se Serbia dhe presidenti i saj guxojnë ta bëjnë këtë në Kosovë. Jo vetëm se aty është KFOR-i, pra NATO. Por edhe se territori I Kosovës tashmë kontrollohet nga institucionet dhe forcat e sigurisë së saj. Vuçiq dëshiron që ta krijojë Serbinë e Madhe me provokime, akte të izoluara terrori, inkursione ushtarake në emër të “bashkëpunimit” me Republikës Srpska. Por nuk guxon të sulmojë ushtarakisht.

Ndërkohë dërgimi i kësaj njësie ne Republikën Srpska duhet pare edhe si karshillëk ndaj manifestimit të 11 korrikut, kur në Srebrenicë përkujtohet dita e genocidit serb kundër muslimanëve boshnjakë. Janë shumë skema Brenda kësaj loje të rrezikshme të Beogradit. Megjithatë duhet të jemi syçelët dhe të mos besojmë kurrë se Serbia është ose mund të jetë një shtet normal. Ju siguroj se nuk do të jetë shtet normal në raportet e saj me Kosovëndhe BH, edhe nëse Serbia bëhet një ditë anëtare e BE-së dhe e NATO-s”, përfundoi Bytyçi për “Bota sot”.

Read Entire Article