Zbulohet prezantuesja e njohur e dating show më unik në TV Dukagjini

1 year ago 21
Reklamë

Tash e disa javë Televizioni Dukagjini ka nisur të promovojë formatin më të ri të reality/dating, “Kush kë?!”

Teksa, sonte është zbuluar prezantuesja e njohur kosovare që do të drejtojë këtë spektakël dashurie.

“Kush kë?!” i është besuar moderatores Genta Cana, ku të rinjtë jo vetëm që do të gjejnë shpirtin binjak por edhe do të jenë në garë për të fituar për herë të parë në formatet e tilla në Kosovë, çmimin prej 10 mijë eurove.

Nëse jeni single dhe kujtoni se është koha të zbuloni partnerin tuaj, ky dating show është mundësia më e mirë për ju.

Aplikimet përmes postës elektronike janë akoma të hapura për vajzat e djemtë që dëshirojnë të bëhen pjesë e spektaklit.

Për të aplikuar, dërgoni një email në adresën: dating@dukagjini.com dhe jepni mundësinë tuaj për të zbuluar dashurinë e vërtetë.

Read Entire Article