Zbulohet projekti numër 2 i Serbisë/ Veprimtari alarmon Kosovën!

2 months ago 13
Reklamë

Veprimtari i çështjes kombëtare prof. Fahri Mahalla, ka folur për skenarin që Serbia dëshiron ta bëjë në Kosovë.

Ai thotë se, Serbia tani e ka në mendje me marrën veriun e Kosovës përmes Asociacionit.

Sipas tij, pas kësaj Serbia dëshiron me fillua projektin nr 2.

“Kjo do të thotë që me i trazuar enklavat serbe në thellësi të Kosovës. Enklavat me i shkëmbye me Bujanovc, Preshevë dhe Medvegjë. Ky është projekti i serbëve të sëmurë mental. Po e fillojë Serbia këtë projekt me zbatua, ne shqiptarët do t’i ndjekim kriminelët deri në Nish, deri aty ku ishte kufiri i DARDANISË, megjithëse kufiri ishte ma në thellësi të Serbisë”, thotë ai.

Ai pohon e, përfaqësuesit e subjekteve politike në Kosovë, dhe në Shqipëri, duhet ta ken parasysh projektin e serbëve të sëmurë mental.

“Ju po luftoni për ta marrën pushtetin. Serbët po përgatiten për Serbinë e madhe, për t’i marrë trojet e shqiptarisë. Karpatashit e serbizuar, ishin dhe janë argatët e Rusisë, këta nuk ndalen, këta kanë deklaruar haptazi, se kanë pretendime, për ta marrë Shkodrën dhe  Durrësin. Karpatashit e serbizuar të sëmurë mental, po e udhëheqin shtetin e Serbisë. Ata që e kanë ndihmuar popullin serb, gjatë periudhave historike. Serbët ua kanë kthye me masakra dhe gjenocid. Në luftën e parë botërore shteti shqiptar i ndihmojë ushtarët serbë për ti shpëtuar nga Bullgarët, i lejuan ushtarët serbë me kaluar nëpër trojet shqiptare, kaluan në edhe nga Durrësi, pastaj kaluan në veriun e Shqipërisë”, shton ai.

Image

Veprimtari Fahri Mahalla

Ai thotë se në veriun e Shqipërisë, serbët i masakruan shqiptarët e Shqipërisë, pastaj vazhduan masakrat edhe në Kosovë.

 “Karpatashve të serbizuar, nëse t’i ua shpëton jetën, ata ty ta marrin  jetën. Ju analistët, dhe ju përfaqësuesit e subjekteve politike, mendoni mirë para se me fol, çdo herë duhet m’i bërë llogarit,  çka bën dhe çka nuk bën me thënë, mos shkaktoni përçarje mes shqiptarëve. Populli shqiptar është i mrekullueshëm, e peshon  shumë mirë punën e secilit, në veçanti punën e politikanëve. Populli shqiptar i vlerëson shqiptarë që e kanë guximin, me i thonë të bardhës e bardhë, dhe të zezës e zezë. Të vërteten e thonë shqiptarët  kombëtarisht të ngritur, e thonë të vërteten, edhe nëse ju kushton me jetë, siq ju ka kushtu. Të tillët janë vrarë nga bashkëpunëtorët e Serbisë”, thotë veprimtari.

Mahalla potencon se, shqiptarisë i duhen njerëzit e mençur në institucionet shtetërore.

Në këto rrethana që jemi Karpatashve të Serbisë nuk ju besohet. Sa ma parë të armatoset Ushtria dhe Policia e Kosovës, me armatim modern, edhe mbrojtja civile, po ashtu të armatoset Ushtria dhe Policia e Shqipërisë, edhe mbrojtja civile. Kosova është në vijën e parë të frontit me Serbinë. Kosova shumë ma shumë duhet të armatoset, bile shteti shqiptar duhet të investoj për armatosjen e Kosovës. Një Kosovë e fortë e shpëton Shqipërinë edhe trojet shqiptare. Udhëheqesia e Serbisë, po punojnë me direktivat e Rusisë. Udhëheqësit e Serbisë, po e dirigjojnë Republikën serbe në Bosnje. Qëllimi i Rusisë është destabilizimi i Ballkanit, përmes Serbisë. Karpatashit e dinë, se shumica e popullatës në serbi janë Shqiptar të besimit ORTODOKS, të serbizuar me dhunë, me ndihmën e Rusisë. Nga momenti që bëhet demokratizimi i Serbisë, Serbinë do ta udhëheqin shqiptarët e besimit ORTODOKS. Kur të vijë ajo ditë, do të ketë harmoni mes kombeve dhe pakicave në Ballkan”, thotë ai.

Pastaj, sipas tij, karpatashit do të kthehen në karpate, nga kanë ardhë.

“Kundërshtarin kurrë nuk duhet nënçmuar, sado që duket i dobët. Të pabesit nuk i zihet besë, nga i keqi nuk pritet e mira. Ne shqiptarët kudo që jetojmë në trojet tona, dhe kudo që jemi në rruzullin tokësor, ne duhet t’i përgatisim fëmijët tanë, nipat dhe mbesat, që ta dinë se ne shqiptarët jemi Iliro Dardane, ne jemi pasardhës e PELLAZGËVE. Ne jemi AUTOKTON në trojet tona. Tani e ka kuptuat bota demokratike se kush janë shqiptarët”, thekson ai.

Mahalla pohon se, ne shqiptarët duhet t’i përcjellim proceset politike globale, kudo në botë, në veçanti në Evropë.

“Ne shqiptarët këtë situatë duhet ta shfrytëzojmë. Nëse nuk e shfrytëzojmë tani, do të gabojmë shumë rëndë. Ne shqiptarët duhet ta kuptojmë, se po krijohet një rend i ri botëror. Bota do të ndahet në Kontinente. Të sëmurit mental kudo në botë, po i marrin me forcë tokat e fqinjëve të tyre. Disa e kanë kuptuar me kohë, dhe po përgatiten për t’i mbrojt tokat e tyre, nga barbarë e sëmurë mental. Ne shqiptarët duhet të përgatitemi për mbrojtjen e tokave tona, dhe për t’i bashkuar. Zoti i bekoftë Shqiptarët. Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Zoti i bekoftë miqtë tanë në Evropë dhe kudo që  janë në rruzullin tokësor”, përfundon veprimtari Fahri Mahalla.

Read Entire Article