Zbulohet sakrifica që ka bërë Hansi Flick në aspektin financiar për t’u bërë trajner i Barcelonës

4 months ago 7

Gjatë ditës së sotme (e premte) u bë e ditur edhe zyrtarisht se Xavi nuk do të vazhdojë më të jetë pjesë e Barcelonës.

Presidenti Joan Laporta vendosi që të shkarkojë teknikun spanjoll dhe kjo u bë e ditur përmes një njoftimi zyrtar që klubi e publikoi gjatë ditës.

Menjëherë pasi tashmë gjithçka u qartësua sa i përket situatës së Xavit, u bë gjithashtu e ditur se cili do të jetë zëvendësuesi i tij në stol.

Sipas konfirmimit që ka dhënë gazetari Fabrizio Romano, tekniku gjerman Hansi Flick pritet të ulet në stolin e blaugranasve për dy vitet në vazhdim.

Flick ka marrë parasysh situatën financiare të Barcelonës dhe është pajtuar për një pagë rreth 30 për qind më të vogël se sa ajo që Xavi ka marrë tek Barcelona, raporton Diario Sport.

Xavi dhe stafi i tij i trajnerëve përfitonin rreth 18 milionë euro në vit para shkarkimit të tij. Në këtë mënyrë, Flick dhe stafi i tij do të marrin diku rreth 12.6 milionë euro neto pasi të fillojnë punën tek Barcelona.

Është lënë të nënkuptohet gjithashtu se Flick e ka kuptuar që Barcelona nuk do të jetë në gjendje që të konkurrojë me ekipet e mëdha në tregun e transferimeve dhe është i gatshëm që të punojë me lojtarët që i ka në dispozicion.

Për më shumë, Flick po ashtu ka pranuar që të punojë më lojtarët e rinj të ekipit, andaj lojtarët si Vitor Roque pritet që të marrin më shumë minuta nën urdhrat e trajnerit të ri./Telegrafi/

Read Entire Article