Zbuloni parapaskenat nga xhirimet e këngës së fundvitit të Top Medias

9 months ago 28
Reklamë

Disa nga momentet më pikante nga prapaskenat e xhirimeve të këngës së fundvitit të Top Medias janë zbuluar këtë mbrëmje.

Tashmë është traditë e Top Media që në çdo fundvit të përzgjedhë një këngë shqip dhe të dërgojë urimet e saj në shtëpitë e të gjithë shqiptarëve.

Tashmë e kthyer në himn, “Mora fjalë”, udhëtoi bashkë me kamerën e Top Channel në qytete si Prizreni, Prekazi, Prishtina, Shkupi, Durrësi, Berati, Shkodra, Lezha, Ulqini, Fieri, Vlora, Kukësi, Bulqiza, Elbasani, Korça, Gjirokastra dhe Tirana, të cilat do të jenë pjesë e këngës.

As temperaturat e ulëta, dëbora apo shiu nuk e kanë ndërprerë punën e palodhur prej ditësh tashmë.

Veshjet kuq e zi apo kostumet tradicionale të disa prej zonave nga veriu në jug kudo ku ka shqiptarë janë disa prej elementeve të përfshira në këngën e fundvitit.

Ndryshe nga vitet e shkuara, shqiptarët kudo në botë do të jenë pjesë e videos, e cila do të  publikohet më 24 dhjetor në orën 20:00.

Stafi Realizues:

Ledja Liku – Producente Ekzekutive

Redi Treni- Regjisor

Alban Male- Drejtues muzikor

Rezart Gurashi – Dr. i Fotografisë

Elis Kruja – Kameraman

Shkurte Fejza – Këngëtare

Montazhi & Grafikat – Ilir ….VGA studio

Lahutë: Pjetër Matusha

Kompozitor i Këngës: Naim Gjoshi

Montazhi dhe Grafikat: Ilir Omeri.

Top Channel

Read Entire Article