Zëdhënësi i ushtrisë izraelite Daniel Hagaari në një fjalim të mbrëmshëm në prag të ndërrimit të moteve ka deklaruar se lufta në Gazë do të zgjasë tërë vitin 2024.
“Ushtria izraelite duhet të planifikojë më herët sepse do të ftohemi në detyra shtesë ushtarak gjatë tërë vitit”, tha Hagari mbrëmë, transmeton Telegrafi.
Gjithashtu theksoi se dhjetëra mijëra rezervistë do të nevojiteshin për vazhdimin e luftës,
Izraeli ka mobilizuar 300 mijë rezervistë për luftë, që është rreth 10 deri në 15 për qind e fuqisë punëtore e tërë shtetit.
Një pjesë e tyre janë liruar nga shërbimi, por burime brenda qeverisë izraelite bëjnë me dije se nga 200 deri në 250 mijë janë akoma duke shërbyer.
Izraeli dhe Hamasi kanë hyrë në vitin 2024 pa pauzuar as edhe një minutë nga lufta. Ushtria izraelite po vazhdon me sulmet intensive me artileri në territorin palestinezë ku gjatë natës së ndërrimit të moteve kanë humbur jetën të paktën 24 persona.
Sipas Hamasit, raketa janë shkrepur në drejtim të Rripit të Gazës nga Tel Avivi dhe jug i Izraelit. /Telegrafi/