Zelensky anulon papritur fjalimin në Senatin amerikan

10 months ago 4

Volodymyr Zelesnky anuloi papritur fjalimin e tij në Senatin amerikan, ku do të bënte thirrje për ndihmë të re për sa i përket luftës në Ukrainë, tha të martën udhëheqësi i shumicës, Chuck Schumer.

Thirrjet e Kievit për financim ushatrak prej shumë miliardash janë refuzuar nga Kongresi.

Presidenti Zelensky i është lutur aleatëve të tij perëndimorë për ndihmë ushtarake dhe financiare kudnër forcave ruse, ndërsa pushtimi i Moskës ka hyrë në ditën e 650.

Thirrjet për ndihmë nga Ukraina u përplasën me kërkesën e republikanëve për financim shtesë kufitar, duke ndaluar çdo hyrje të mëtejshme të parave në luftë.

Schumer tha se udhëheqësi ukrainas anuloi pjesëmarrjen e tij virtuale në konferencën me dyer të mbyllura të Senatit pasi “i doli diçka në minutën e fundit”.

Më herët gjatë ditës, kreu i shumicës së Dhomës së Përfaqësuesve tha se Zelensky ishte planifikuar të jepte një konferencë të klasifikuar dhe t’u drejtohej senatorëve me video./vizionplus.tv

Read Entire Article