Zelensky: Ndërkombëtarët të marrin masa kundër organizatave dhe shteteve terroriste

11 months ago 13
Reklamë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se komuniteti ndërkombëtar duhet të bashkohet për të luftuar si organizatat terroriste ashtu edhe shtetet terroriste, duke thënë se taktikat e përdorura nga Hamasi në sulmin e tij ndaj Izraelit janë të njejta me ato të përdorura nga Rusia në Ukrainë.

Ai tha se gazetarët izraelitë që kishin qenë në Ukrainë dhe ishin dëshmitarë të pasojave të mizorive në vende si Bucha ku u zbuluan varreza masive, tani po praktikonin taktika të ngjashme me ato të përdorura në vendin e tyre, raporton The Independent.

Duke folur në asamblenë parlamentare të NATO-s në Kopenhagë, Zelensky tha se askush nuk do ta harronte kurrë sulmin ndaj Izraelit në fundjavë.

“Mos i përdhunoni gratë. Mos vrisni. Mos i konsideroni fëmijët si trofe. Mos i mbushni fshatrat dhe qytetet me gjak. Mos qëlloni civilët në makina”, tha Zelensky.

Zelensky drejtoi gishtin nga Irani, duke thënë se vendi nuk mund të deklarojë se nuk kishte të bënte me pushtimin e Ukrainës nëse vazhdon t’i shesë dronë Rusisë dhe Irani gjithashtu nuk mund të deklarojë se nuk kishte të bënte me sulmin ndaj Izraelit kur ai zyrtarët e mbështesin atë.

Read Entire Article