Zelensky në SHBA për të bindur republikanët

10 months ago 10
16:01 12/12/2023

Thirrje Kongresit: Miratoni ndihmën

Para takimit me Presidentin amerikan Joe Biden në Uashington, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky bëri sërish thirrje për ndihma ushtarake.

Duke iu drejtuar zyrtarëve ushtarakë, ai tha se Ukraina nuk po lufton vetëm për lirinë e saj, por për demokracinë globale.

Komentet e tij vijnë teksa një paketë ndihme me vlerë 60 miliardë Dollarë ende po mbahet peng në Kongres. Duke kritikuar republikanët të cilët po bllokojnë ndihmën, Zelensky e quajti vonesën një fitore për Vladimir Putin.

“Unë propozova gjithashtu krijimin e një qendre evropiane të mbrojtjes në Ukrainë. Ne jemi gati të prodhojmë më shumë municione dhe mjete ushtarake, por ne kemi nevojë për mbështetje”.

Administrata e Presidentit amerikan Joe Biden ka paralajmëruar Kongresin se dështimi për të miratuar ndihmën ushtarake për Ukrainën mund ta kthejë luftën në favor të Rusisë, duke krijuar kërcënime për sigurinë kombëtare për Perëndimin.

Zelenski do të takohet edhe me kryetarin e Dhomës së Pëfaqësuesve një skeptik për ndihmën ushtarake shtesë. Vizita shënon udhëtimin e tretë të Zelensky në SHBA që nga pushtimi i Rusisë në vitin 2022.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article