Zelensky pas sulmit të fundit masiv rus: Përdorën të gjitha armët, hodhën 110 raketa

10 months ago 6

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky iu drejtua publikut pas sulmeve që Rusia kreu gjatë mbrëmjes së të enjtes dhe mëngjesin e së premtes në shumë qytete në Ukrainë.

Ai deklaroi se janë sulmuar materniteti, objektet arsimore, një qendër tregtare, ndërtesa shumëkatëshe, ndërtesa banimi dhe shtëpi private, një dyqan tregtar dhe një parking.

“Sot, Rusia përdor pothuajse të gjitha llojet e armëve në arsenalin e saj: “Daggers”, S-300, raketa lundrimi dhe drone. Bombarduesit strategjikë lëshuan raketa X-101/X-505. Gjithsej rreth 110 raketa u hodhën në Ukrainë dhe shumica e tyre u qëlluan”, ka shkruar Zelensky në rrjetet sociale.

Ai tha se ka të vdekur dhe të lënduar ndërsa të gjitha shërbimet po punojnë për të ofruar ndihmën e nevojshme.

“Ne me siguri do t’i përgjigjemi sulmeve terroriste. Ne do të vazhdojmë të luftojmë për sigurinë e të gjithë vendit tonë, çdo qyteti dhe çdo qytetari. Terrori rus duhet dhe do të humbasë”, tha udhëheqësi ukrainas.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit të kaluar duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale. /Telegrafi/

A maternity ward, educational facilities, a shopping mall, multi-story residential buildings and private homes, a commercial storage, and a parking lot. Kyiv, Lviv, Odesa, Dnipro, Kharkiv, Zaporizhzhia, and other cities.

Today, Russia used nearly every type of weapon in its… pic.twitter.com/q5q8Q98Njr

— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) December 29, 2023

Read Entire Article