Presidenti propozoi krijimin e një qendre europiane të mbrojtjes në Ukrainë
Para takimit me presidentin amerikan Joe Biden, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky bëri sërish thirrje për dërgesat me municione, ndërsa mbërriti në Uashington.
Duke iu drejtuar zyrtarëve ushtarakë, ai tha se Ukraina nuk po lufton vetëm për lirinë e saj, por për demokracinë globale. Komentet e tij vijnë teksa një paketë ndihme me vlerë 60 miliardë Dollarë ende po mbahet peng në Kongres. Duke kritikuar republikanët, të cilët po bllokojnë ndihmën, Zelensky e quajti vonesën një fitore për Vladimir Putin.
“U takova me drejtues të kompanive amerikane të mbrojtjes dhe shpreha mirënjohjen time për çdo punonjës amerikan që prodhon armë që na ndihmojnë të mbrojmë njerëzit tanë dhe tokën tonë. Unë propozova gjithashtu krijimin e një qendre evropiane të mbrojtjes në Ukrainë. Ne jemi gati të prodhojmë më shumë municione dhe mjete ushtarake, por ne kemi nevojë për mbështetje.”
Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden ka paralajmëruar Kongresin se dështimi për të miratuar ndihmën ushtarake për Ukrainën mund ta kthejë luftën në favor të Rusisë, duke krijuar kërcënime për sigurinë kombëtare për Perëndimin.
Ndërkaq presidenti ukrainas u takua edhe me shefen e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) Kristalina Georgieva ndërsa bordi ekzekutiv i fondit miratoi një fond shtesë prej 900 milionë dollarësh.
Zelenskiy do të takohet edhe me kryetarin e Dhomës së Pëfaqësuesve një skeptik për ndihmën ushtarake shtesë. Vizita shënon udhëtimin e tretë të Zelensky në SHBA që nga pushtimi i Rusisë në vitin 2022.
Klan News
Të ngjashme