Zelensky vlerëson Ramën për drejtimin e Këshillit të Sigurimit: I treguat botës se si ta trajtojë Rusinë

1 year ago 19
Reklamë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky e ka vlerësuar kryeministrin shqiptar Edi Rama, për drejtimin e mbledhjes së Këshillit të Sigurimit në OKB.

Zeelensky thotë se Rama i tregoi botës se si ta trajtojë Rusinë, gënjeshtrat dhe hipokrizinë e saj.

Ndër të tjera, Zelensky falenderoi Ramën për drejtimin e Presidencës në mënyrë parimore.

“I dashur Edi Rama, sot në Këshillin e Sigurimit të OKB-së ju i treguat botës se si ta trajtojë saktë Rusinë, gënjeshtrat dhe hipokrizinë e saj. Ju falënderoj që e drejtoni Presidencën në një mënyrë kaq parimore”, shkruan Zelensky në Twitter.

Dear @EdiRamaal, today at the UNSC you showed the world how to correctly handle Russia, its lies, and its hypocrisy. I thank you for steering the Presidency in such a principled manner. pic.twitter.com/0wKca8xZon

— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) September 20, 2023

Read Entire Article