Zëvendëspresidentja bullgare Iotova për Klan News: Të rregjistrohen me transparencë bullgarët e Shqipërisë

1 year ago 28
Reklamë
18:00 17/09/2023

Në intervistën ekskluzive për Tv Kombëtar, Klan News Tv, zëvendëspresidentja bullgare Iliana Iotiova thekson se Bullgaria mbështet anëtarësimin e vendit tonë në BE proces që sipas saj duhet bërë veçmas nga ai i Maqedonisë së Veriut.

“Bullgaria mbështet integrimin evropian të Shqipërisë e cila është një faktor i rëndësishëm për sigurinë dhe stabilitetin jo vetëm të rajonit, por edhe të gjithë Evropës. Ne mbështesim qasjen e BE-së, se çdo shtet duhet të ecë sipas progresit të vet në procesin e negociatave dhe të gjykohet mbi bazën e meritave individuale.”

Vizita e zëvendëspresidentes Iotova ka përkuar me nisjen e rregjistrimit të ri të popullsisë në Shqiperi ku bullgarët do të kenë mundesinë e parë për të shprehur identitetin e tyre kombtar pasi që nga viti 2017 janë njohur zyrtarisht si minoritet nga qeveria Rama.

“Fokusi i bisedimeve të mia në Tiranë është regjistrimi i ri i popullsisë në Shqipëri që nis këtë të hënë. Ky është një moment shumë i rëndësishëm për pakicën kombëtare bullgare. Për herë të parë që nga njohja e tij zyrtare në vitin 2017 në Shqipëri si pakicë etnike, komuniteti bullgar do të marrë pjesë në regjistrimin e popullsisë. Ky proces duhet të jetë transparent dhe atyre duhet t’ju ofrohen të gjitha kushtet që të mund të tregojnë lirisht origjinën dhe përkatësinë e tyre etnike. Respektimi i të drejtave të pakicave, sigurimi i kushteve për mësimi i gjuhës amtare, për të ruajtur traditat dhe zakonet, për të pasur të gjitha të drejtat siç kanë të gjithë qytetarët e tjerë të Shqipërisë është jashtëzakonisht i rëndësishem për rrugën e suksesshme drejt anëtarësimit në BE”.

Iotova veçon vendimarrjen e qeverisë Rama dhe në veçanti të kryeministrit në njohjen zyrtare të komunitetit bullgar si minoritet gjashtë vite më parë.

“Dua që të vlerësoj rolin vendimtar të kryeministrit Edi Rama, për të bërë njohjen zyrtare te komunitetit bullgar. Te gjithe zyrtaret shqiptarë që nga presidenti Begaj, zv kryeministrja Balluku e ministri i Brendshem, Taulant Balla me garantuan se do të kujdesen edhe në vijim për pakicat e ndryshme etnike duke respektuar traditat dhe zakonet e tyre, ndryshe nga disa fqinjë tanë, me të cilët kemi probleme në këtë drejtim. Ata me siguruan se regjistrimi i ri i popullsise do të bëhet sipas standardeve evropiane, në mënyrë transparente dhe me fushatë shpjeguese. Dua të besoj në thënien e kryeministrit Rama se për shkak të traditës, ne jemi mësuar të bashkëjetojmë më së miri me njëri-tjetrin, dhe kur një mysafir vjen në një shtëpi shqiptare, ajo shtëpi i përket edhe të zotit, edhe të mysafirit të tij.”

Iotova u bëri thirrje përfaqësuesve të komunitetit bullgar që pa frikë të identifikohen si bullgarë gjatë rregjistrimit të ri të popullsisë në Shqipëri që nis ditën e hënë.

“Duhet që të ketë një fushatë shpjeguese edhe për bullgarët në zonat e vështira për t’u arritur në mënyrë për t’i nxitur ata për të marrë pjesë në regjistrimin e ri të popullsisë për të deklaruar identitetin e tyre. Shqetësim kryesor është ndërhyrja e emisarëve të bashkësive të tjera etnike që po mundohen që të detyrojnë bullgaret etnike të deklarohen se gjoja janë maqedonas. Kjo është një fushatë jashtëzakonisht keqdashëse, e padenjë për shekullin e 21-të, sepse njeriu duhet të jetë i lirë për të mbrojtur identitetin e tij. Kam marrë garancinë e autoriteteve shqiptare se nuk do ta lejojnë këtë, por më e rëndësishmja është që ne të jemi vigjilentë, sidomos ata që veprojnë në terren.” 

Krahas takimeve me personalitete shqiptare zëvendëspresidentja bullgare u takua me rektorin e universitetit të Tiranës, Artan Hoxha si dhe takoi nxënës dhe mësues të shkollës në gjuhën bullgare në Elbasan. Rreth 200 studentë dhe mbi 90 doktorantë nga Shqipëria me origjinë bullgare studiojnë në universitetet në Bullgari. 

Klan News


Read Entire Article