Zgjatja e mandatit të Lajçak/Profesori vjen me paralajmërimin e fuqishëm: Ky është synimi që BE ka për Kosovën!

2 months ago 6
Reklamë

Kryelajmi i këtyre ditëve ka qenë zgjatja e mandatit të Lajçak si emisar në dialogun Kosovë – Serbi.

Ani pse u përfol formalisht Këshilli i Bashkimit Evropian ditë më parë ia ka zgjatur mandatin të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, deri në janar të vitit 2025.

Ky vendim, për të cilin më herët ishin marrë vesh vendet anëtare me kërkesë të përfaqësuesit të lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, tashmë është formal.

Vendimi u mor disa muaj pasi përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, e kishte emëruar Lajçakun si ambasador të BE-së në Zvicër, ku ishte dashur të niste punën më 1 shtator, menjëherë pasi t’i skadonte mandati në rolin e lehtësuesit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

E në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur profesori Eshref Ymeri.

Image

Eshref Ymeri

Ai shprehet skeptik në planet e mira të Perëndimit evropian për Kosovën, duke thënë që shpresat e mira nuk janë as tek zgjatja e mandatit të Lajçak e as tek zëvendësimi i tij.

“Poshtërsitë dhe pabesitë e Perëndimit evropian ndaj kombit shqiptar nuk kanë të sosur. Prandaj mos shpresoni absolutisht as te zgjatja e afatit, as te zëvendësimi i shërbëtorit të Serbisë Lajçak. Pas tij do të vijë një tjetër shërbëtor i Serbisë”, u shpreh ai.

Më tej, Ymeri zbulon planet e fshehura që Evropa ka, duke thënë që e njejta shpreson pas një kohe dialogim, Kosova të bëjë lëshime ndaj Serbisë.

“Evropa brukseliste shpreson se dikur, pas një dialogu të stërzgjatur, udhëheqja shqiptare e Republikës së Dardanisë do të pranojë t'i bëjë lëshime Serbisë fashiste, sepse ajo Evropë brukseliste është e bindur se shqiptarët janë mendjelehtë, siç e pati deklaruar në vitin 2001 Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, admirali, Gregori Xhonson”, përfundoi profesori Ymeri për “Bota sot”.

Kujtojm që me vazhdimin edhe për pesë muaj të Lajçakut në rolin e lehtësuesit të dialogut, BE-ja dëshiron të sigurojë që në këtë çështje të mos ketë vakum derisa pritet të emërohet pasardhësi i tij.

Emërimi i pasardhësit të Lajçakut është lidhur tani në mënyrë direkte me procedurën për emërimin e udhëheqësve të rinj në institucionet e BE-së për mandatin e ardhshëm pesëvjeçar.

comment

Read Entire Article