Zgjedhjet “demokratike” në Serbi, Musliu: Njerëzit duhet të fotografojnë votën për të qenë “OK” me Vuçiqin

10 months ago 6

 Njerëzit duhet të fotografojnë votën për të qenë “OK” me Vuçiqin

Serbia sot po mban zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Deri më tash sipas raportimeve nga mediat serbe, pjesëmarrje e qytetarëve në këto zgjedhje është 26.6%.

E këto zgjedhje nuk kanë kaluar edhe pa incidente dhe parregullsi.

Drejtori i Institutit “Octopus”, Agim Musliu në “X” ka shkruar se serbët po detyrohen të fotografojnë votën për t’ia dëshmuar presidentit Aleksandar Vuçiq.

“Të ashtuquajturat zgjedhje në Serbi! Njerëzit duhet të bëjnë një fotografi të votës për të qenë në rregull me Aleksandar Vuçiq. Përshëndetje Evropë!”, ka shkruar Musliu.

Më herët është raportuar se vëzhguesit e CRTA (Qendra për Kërkim, Transparencë dhe Përgjegjësi), është sulmuar në Oxhaci të Serbisë dhe automjeti i tyre u shkatërrua. /Telegrafi/

So called #elections in #Serbia!
People needs to take a picture of vote ☑️ being 🆗 with @avucic!
Hello #Europe! pic.twitter.com/sck3zLjMnM

— Agim Musliu (@agim_musliu) December 17, 2023

Read Entire Article