Zgjedhjet e 9 shkurtit/ Analistët japin parashikimet – këto mund të jenë rezultatet!

1 week ago 36
Reklamë

Zgjedhjet e radhës janë vendosur me datën 9 shkurt.

Edhe pse na ndajnë disa muaj nga këto zgjedhje, fushtatat dhe premtimet e shumta veçse kanë filluar nga partitë politike.

Opozita tashmë në të gjitha takimet që po zhvillon po premton ndryshime të mëdha, duke kritikuar kështu qeverinë aktuale.

Mirëpo, ani pse zgjedhjet nuk janë afër, koalicionet tashmë duhet të deklarohen.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror Zgjedhor, Valmir Elezi tha se deri më tani kanë pranuar këto koalicione të partive politike të regjistruara.

E para është Partia Demokratike e Unitetit dhe Iniciativa Balli, me emrin e koalicionit: PDU – Balli Kombit.

Koalicioni dytë i deklaruar është Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate, me emrin e koalicionit: AAK – – Nisma Socialdemokrate, Lista Konservatore, Forumi Intelektual – E – 30.

Dy koalicionet tjera janë të partive joshumicë në Kosovë: Naša Inicijativa dhe Bošnjačka Stranka Kosova, me emrin e koalicionit: Nasa Bosnjacka Ksnjacka Koalicija dhe Demokratska Stranka Bošnjaka dhe Demokratska Stranka Vatan, me emrin e koalicionit: Koalicija Vakat.

E të gjendur në këtë situatë çfarë fushate pritet të bëjnë LDK, PDK e AAK-Nisma kundër partisë në pushtet dhe çfarë janë gjasat e tyre përball saj përsa i përket rezultetit zgjedhor të ardhshëm?

Mehmeti: Opozita në këto zgjedhje futet e dërrmuar

Në lidhje me këtë temë, në një prononcim për “Bota sot” ka folur analisti politik, Faton Mehmeti.

Image

Faton Mehmeti.

Ai thotë opozita do të bëjë një fushatë të egër kundër qeverisë në pushtet, mirëpo, përsëri do të pësojë debakël.

“Opozita në këto zgjedhje futet e dërrmuar, pa reforma dhe me humbjen e sigurt. Pritet që fushata e tyre të jetë e egër ndaj qeverisë, kjo nuk do u sjellë vota, përveç do të rikonfirmojë mjerimin ku janë futur. Kështu që, debakli është i pritshëm për opozitën, derisa Kurti do të vazhdojë të jetë kryeminstër edhe për katër vite të tjera”, u shpreh ai.

Më tej, analisti theksoi që të qenurit në linjë me Vuçiqin dhe Ramën, do të bëj që opozita ta pësojë në këto zgjedhje.

“Opozita do e paguajë dëmin që i ka bërë Kosovës duke qenë në linjë të njëjtë me Vuçiqin, Edi Ramën dhe të gjithë ata që punojnë kundër vendit. Populli do i ndëshkojë edhe më keq se me 14 shkurt 2021”, foli Mehmeti për “Bota sot”.

Duhanaj: Tashmë i kemi së paku dy parti opozitare të reformuara dhe që janë zgjuar

Ndërsa, analisti tjetër Leon Duhanaj shprehet skeptik për “Bota sot”, që qytetarët do të votojnë LVV.

Image

Leon Duhanaj

Sipas tij, ardhja e qeverisë Kurti ishte aksidentale dhe se qeverisja Kurti do të dëshmohet si fatkeqësi kombëtare.

“Në zgjedhjet e 14 shkurtit të para katër vitëve, ndodhi një formë ndryshimi thuaj de revolucion. Jo pse VV dhe Lista Guxo, kishin ndonjë alternativë, gjë që edhe u dëshmua më vonë, por sepse kishte një të ashtuquajtur "Trotzreaktion", ku qytetarët bien nën ndikimin e propagandës mediatike të opozitës dhe segmenteve të shoqërisë civile, përfshi edhe median dhe pa ndonjë analizë, votojnë për ndryshim. Pra, ardhja e qeverisë Kurti ishte aksidentale dhe po ashtu u dëshmua dhe qeverisja Kurti do të dëshmohet si fatkeqësi kombëtare.

Në këtë kontekst, nuk e shoh as edhe një arsye të vetme se pse qytetarët duhet t'i besojnë një fatkeqësie të tillë. Nuk besoj që do t'i besojnë më, me përjashtim të një "xhemati trushpërlarë" i cili është i indoktrinuar nga Kurti dhe qarqet tjera si anti amerikan dhe anti europian. Ndoshta në dukje akoma duket stabile propaganda e pushtetit, përfshi edhe sondazhet e stisura, por e di që nuk janë reale dhe nuk do të japin rezultate”, thotë ai.

Në fund, analisti përmendi PDK-në si parti me një program premtues dhe se mund të sjellë ndryshime në vend.

“Qytetarët duhet të besojnë në ndryshime pozitive”, thotë ndër tjera analisti.

“Tashmë i kemi së paku dy parti opozitare të reformuara dhe që janë zgjuar, kanë bërë aktivitete në terren dhe do të dalin me rezultate të mira. PDK, me Bedri Hamzen, do ta ketë ofertën me të mirë dhe me të besueshme për qytetarët. Nisur nga fakti se z. Hamza është njeriu me i dëshmuar në linjat institucionale për punë të mirë, të ndershme dhe efikase.

Pra, klima politika ka ndryshuar dhe lokomotiva e ndryshimit dhe rikthimit të madh, besoj që do të ndodhë nga fundi i shtatorit e tutje. Qytetarët duhet të besojnë në ndryshime pozitive dhe në të ardhmen e tyre dhe do të çlirohen njëherë e mirë nga mjegulla dhe ankthi, të cilin ua ka shkaktuar propaganda pansllaviste e viteve të fundit”, përfundoi Duhanaj për “Bota sot”.

Read Entire Article