Zgjedhjet e 9 shkurtit/ Vjen një parashikim jo i mirë për opozitën: Një ‘befasi’ nuk mund të…!

1 month ago 9
Reklamë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dekretoi të premten mbajtjen e zgjedhjeve të reja parlamentare me 9 shkurtin të vitit të ardhshëm, duke bërë kësisoj qeverinë aktuale, të parën në vend që çon mandatin e saj deri në fund.

Shpallja e datës së zgjedhjeve erdhi pas takimit dhe konsultimit me liderët e partive politike që kishin propozuar që ato të mbaheshin me 26 janar ose në fillim të muajit shkurt.

E në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur analisti politik, Nexhat Haziri.

Ai thotë se nuk në këto zgjedhje nuk do të ketë ndonjë befasi sa i përket renditjes së partive politike.

Duke vazhduar analisti shton që edhe nëse do të kishte ndonjë ndryshim në rezultate do të ishte e mirë për demokraci.

Image

Nexhat Haziri

Zgjedhjet parlamentare të cilat do të mbahen në fillim vitin e ardhshëm, konkretisht më 9 shkurt nuk priten të prodhojnë "befasi" sa i përket renditjes së partive politike, edhe pse po të ndodhte për mua nuk do të ishte fare befasi, por një gjë normale dhe e shëndetshme për demokracinë në vend dhe do të ndërprehej stërkeqja e vendit thuajse në të gjitha sferat. Si rezultat i nje qevrisje të dobët nga partia në pushtet”, u shpreh ai.

Në fund analisti shprehet skeptik që rezultatet e 9 shkurtit do të jetë i njejtë me atë të 14 shkurtit.

“Por zgjedhjet e 9 shkurtit, më vend se të jenë zgjidhje e këtij ngërqi politik, diplomatik, ekonomik, e të tjerë në të cilën tashmë është vendi, ato mund ta thellojne krizën politike në Kosovë duke vonuar formimim e institicioneve pas zgjedhjeve pasi rezultati nuk do të jetë ai i njejti si i 14 shkurtit 2021”, përfundoi Haziri për “Bota sot”.

comment

Read Entire Article