Zgjedhjet e ardhshme/ Vjen një parashikim – ja mes cilave parti do të ketë ‘luftë’!

1 month ago 14
Reklamë

Zgjedhjet e radhës kanë arritur të aktivizojnë të gjitha partitë politike, sidomos opozitën e tanishme.

Është kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme, Bedri Hamza ka folur pas dështimit të nismës për të patur zgjedhje të parakohshme përmes një marrëveshjeje të të gjitha forcave politike.Hamza tha se pret që zgjedhjet të jenë në afat të rregullt ligjor.

Ai në një intervistë për Zërin e Amerikës ka thënë se datat e mundshme për mbajtjen e zgjedhjeve janë 26 janar e 16 shkurt 2015.

Jemi duke u përgatitur që të dalim sa më mirë në zgjedhje dhe jemi optimist që do të kemi rezultat të mirë.”, tha Hamza.

E në lidhje me këtë deklaratë që Hamza bëri, në një prononcim për “Bota sot”, ka folur analisti Hidajet Ahmeti.

Image

Hidajet Ahmeti

Ai thotë se lufta politike do të jetë mes LDK dhe PDK, e jo me LVV.

Sipas tij, retorika politike e çdo politikani nuk mund të vlerësohet si objective.

Retorika politike e çdo politikani nuk mund të vlerësohet si objektive, pasi gjuha e komunikimit me opinionin publik është në kontekstin subjektiv. Bedri Hamza e ka të qartë se "lufta" politike do të jetë në mes subjekit të tij dhe LDK-së dhe asesi të përmbysë përkrahjen që gëzon partia në pushtet”, u shpreh ai.

Në fund, analisti nënvizon që LVV për momentin gëzon një popullaritet të madh dhe se partitë politike janë të vetëdijshme për këtë gjë.

Vetëvendosje si parti që gëzon popullaritet të madh, por tash edhe në pushtet mund akoma të rrisë masën e mbështetjes me disa vendime që prekin jetën e qytetarëve, këtë mund ta shfrytëzoj në fund të mandatit. Edhe sondazhet nga organizatat kredibile e nxjerrin matjen e opinionit për përkrahjen e subjekteve politike, e për një gjë të tillë janë të vetëdishëm të gjitha partitë politike, por gjuhën politike e përdorin për të relativizuar përkrahjen që gëzon partia në pushtet”, përfundoi analisti Ahmeti për “Bota sot”.

comment

Read Entire Article