Zgjedhjet e pjesshme të Himarës, deri tani pjesëmarrja në votime është rreth 3% më shumë nga 14 Maji 2023

1 month ago 18
Reklamë

Pjesëmarrja në zgjedhjet e pjesshme të Himarës është më e lartë nga ajo e votimit më 14 Maj 2023, kur u zgjodh me 19 vota diferencë ish-kryebashkiaku i dënuar Fredi Beleri.KQZ njofton se deri në orën 11:00 kanë votuar 17,26%, ose mbi 3358 zgjedhës, në krahasim me 14,6% të vitit të kaluar. Tabela dhe krahasimetDuke krahasuar shifrat statistikore të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në fasha orari përmbledhëse, dallohet qartë se kjo pjesëmarrje shkon në rreth 3-4 për qind diferencë.Më konkretisht vetëm fasha e orarit të mëngjesit ka një shifër pothuajse të barabartë, pra e orës 08:00, teksa vitin e kaluar kishin votuar 2,18%, në krahasim me 2,8% ditën e sotme (4 gusht 2024).Dhe diferenca thellohet në orën 09:00, me 7.09% ditën e sotme, në krahasim me 4,93% që ishte më 14 maj 2023.Sipas raportimeve nga 34 qendrat e votimit deri në orën 10:00 të mëngjesit, ky numër votuesish ka shkuar në 12,44% pjesëmarrjeje, duke dalluar ndjeshëm nga viti i kaluar, me 9,74%.Dhe publikimi i fundit zyrtar i shifrave vjen nga ai i orës 11:00, ku pjesëmarrja në votim ka shkuar në 17,26% në 29 qendra votimi të raportuara, teksa vitin e shkuar kjo shifër ishte në 14,6%, pothuajse më të njëjtin numër qendrash.Sipas KQZ, deri në orën e mësipërme kishin votuar 3358 zgjedhës, nga mbi 19 mijë të regjistruar.

Read Entire Article