Zgjedhjet në Kukës, Celibashi: Në pritje të propozimeve shtesë të PD-së për komisionerë

1 year ago 33
Reklamë
11:39 20/09/2023

“11 propozime nga PD janë me mangësi në dokumentacion

Kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi në një konferencë për mediat ka dhënë më shumë detaje përsa i përket organizimit të zgjedhjeve në Bashkinë Kukës.

Gjatë fjalës së tij, Celibashi thotë se vetëm 2 kandidatë janë në garë për Bashkinë e Kukësit, Emri Vata i koaliconit Bashkë Fitojmë dhe Albert Halilaj nga Partia Socialiste.

Ilirjan Celibashi: Kandidatët që janë paraqitur për zgjedhjet për kryetar të Bashkisë së Kukësit janë Emri Vata i koalicionit “Bashkë Fitojmë” dhe Albert Halilaj nga Partia Socialiste. Zgjedhës në listë janë: 45 mijë e 946 në listën e zgjedhësve të Bashkisë Kukës, të cilët kanë mundësi të votojnë në 24 Shtator. 74 qendra votimi në të cilat do të zhvillohet procesi i votimit, 1 është në institucionin e paraburgimit në Kukës.

Celibashi ka deklaruar se 11 propozime nga PD për komisionerë janë sjellë me mungesë në dokumentacion.

Ilirjan Celibashi: Ka ndryshuar dhe përbërja e komisioneve të qendrave të votimit, në 37 qendra votimi, 4 anëtarë PS, 2 PD dhe 1 anëtar i Partisë së Lirisë. 9 qendra votimi janë të plotësuar me të 7 anëtarët, pjesa tjetër është me 6 anëtarë. Pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor, jemi në pritje të propozimeve shtesë të PD-së për komisionerët shtesë që ajo kja të drejtë të propozojë, ka sjellë 20 në total, nga të cilat kemi zgjedhur 9 në total. 11 propozimet e tjera janë me mangësi në dokumentacion dhe kjo është një gjë që ndodh rëndom në lidhje me këtë çështje. Mendoj se deri në ditën e votimit, do ta përmbushin këtë detyrim, përndryshe, do të bëhen zëvendësimet përkatëse, por besoj se edhe në komunikimet e momentit të fundit janë duke bërë plotësim dokumentacioni.

Gjatë fjalës së tij, Celibashi thotë se në 24 Shtator, Kukësi do të votojë vetëm për zgjedhjen e kryetarit teksa ka shtuar se këto zgjedhje do të kushtojnë më shumë se 24 milionë Lekë.

Ilirjan Celibashi: Do të votohet vetëm me një fletë votimi, vetëm për kryetarin e Bashkisë së Kukësit. 46 mijë e 865 fletë votimi janë prodhuar në total. Këto zgjedhje do të kushtojnë 24 milionë Lekë, të cilat në fakt nuk janë paratë e kërkuara shtesë në buxhetin e KQZ, por në një menaxhim dhe riorganizimi të buxhetit që ne kemi bërë, nga zgjedhjet e 14 Majit ka kursime.

Celibashi është shprehur se duhet që reforma zgjedhore të përfundojë sa më shpejt teksa ka shtuar se që dhe sistemi i zgjedhjeve në Shqipëri duhet të modernizohet./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article