Zgjedhjet në Kukës, mbërrin kutia e fundit në KZAZ

11 months ago 16
Reklamë
22:31 24/09/2023

Në Kukës ka përfunduar mbledhja e materialeve të votimit, të cilat u përdorën ditën e sotme për të zgjedhur kryetarin e ri të bashkisë. Shumë shpejt pritet që të nisë procesi i numërimit. Deri në këto momente ende nuk ka nisur pasi po administrohen të gjitha procesverbalet e kutive të votimit. E fundit që ka mbërritur në KZAZ ka qenë e fshatit Arrën, më e largëta për të mbërritur këtu në Kukës, ku ndodhet KZAZ e vetme që ka 5 grupe pune për procesin e numërimit.

Gazetari i Klan News, Enkel Xhangoli, raporton se pak momente më parë, në ambientet e KZAZ ka mbërritur dhe Pandeli Majko nga PS dhe duket se ai do ta ndjekë nga afër procesin e numërimit të votave. Deri në këto momente, akoma nuk ka asnjë përfaqësues nga ana e koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka raportuar se kanë qenë rreth 20 mijë qytetarë të cilët i janë drejtuar kutive të votimeve  (44%) nga 45 mijë e 946 që kishin të drejtë vote në Kukës për të zgjedhur kryetarin e bashkisë.

Në garë janë Emri Vata i koalicionit “Bashkë Fitojmë” dhe Albert Halilaj i PS. Emri Vata, i zgjedhur nëpërmjet procesit të primareve, vjen nga radhët e policisë ku ka mbajtur dhe poste drejtuese. Ndërsa Albert Halilaj ka mbajtur postin e prefektit të qarkut të Kukësit, dhe më herët kaq qenë në krye të Drejtorisë Rajonale të Tatimeve në Kukës.

Nga ana e koalicionit “Bashkë Fitojmë” ka pasur disa denoncime përsa i përket, sipas tyre, disa parregullsive që janë konstatuar pranë qendrave të votimit. Ata aludojnë se disa persona kanë ndikuar në vullnetin e qytetarëve për të votuar. Një gjë e tillë gjë nuk është konfirmuar nga ana e kryekomisionerit Ilirjan Celibashi, i cili ka vëzhguar nga afër procesin në disa qendra votimi.

Celibashi është shprehur se procesi ka vijuar normalisht, sikurse janë marrë edhe masat për procesin e numërimit, i cili pritet të fillojë pas orës 19:00.

Pasi ka hedhur votën në kutinë e votimit, kandidati i PS-së, Albert Halilaj, ju ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë masivisht në votime. Nga ana tjetër, kandidati i “BF”, Emri Vata, ka bërë denoncime për rastet problematike që sipas tij i kanë konstatuar në terren./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article