Zgjedhjet në Kukës, reagon Rama: Drejt kurorëzimit të një fitoreje shembullore

11 months ago 15
Reklamë
09:13 25/09/2023

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me zgjedhjet që u zhvilluan në Kukës. Në një kohë që janë numëruar më shumë se gjysma e kutive, kantidati i PS-së, Albert Halilaj ka një avantazh prej 3 mijë votash.

Kreu i qeverisë thotë se ky avantazh do të thellohet dhe do të kurorëzore një tjetër fitore shembullore. E sipas tij, kjo flet qartë për besimin dhe për pritshmëritë e qytetarëve kuksianë ndaj Partisë Socialsite.

“Kur janë numëruar pak më shumë se gjysma e kutive të votimit, kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Kukësit ka një avantazh të pakthyeshëm prej thuajse 3000 votash, i cili do të thellohet ende deri në kurorëzimin e një fitoreje shembullore, që flet qartë për besimin dhe për pritshmërinë e qytetarëve kuksianë ndaj nesh, si edhe për detyrimin tonë të madh ndaj tyre, për të bërë shumë më shumë akoma për Kukësin. Faleminderit Kukës, faleminderit të gjithëve”, shkruan Rama.

Lajmi në përditësim


Të ngjashme

Read Entire Article