“Zgjedhorja”, Berisha: Edi Rama me ‘peng bravën’ po bëjnë gjithçka për të bërë pseudoreformën

8 months ago 5
19:14 19/01/2024

Sali Berisha përshëndeti demokratët që për të 18-ën mbrëmje radhazi protestuan kundër vendimit që e la atë në arrest shtëpie.

Kryedemokrati u shpreh se Shqipëria është sot delja e zezë e zgjedhjeve në Ballkan dhe Europë. Sipas tij, Rama dhe Basha po përpiqen të bëjnë gjithçka për “Zgjedhoren” të cilën e konsideron si një pseudoreformë.


“Shqipëria është sot delja e zezë e zgjedhjeve në Ballkan dhe Europë. Shqipëria është sot vendi ku krimi shndërrohet në votë dhe vota në krim. Megjithatë ju e shihni në 48 orët e fundit, Edi Rama me peng bravën po bëjnë gjithçka për të bërë pseudoreformën me të cilën Edi Rama ëndërron të marrë mandatin e katërt në Shqipëri. Nuk ka figurë më të shëmtuar, më qesharake, por njëkohësisht edhe tragjike kur sheh se si, Edi Rama emëron opozitën e tij dhe cakton në krye të komisionit një Gjiknur bis, me mbiemër Alibasha, për ta servirur këtë si një reformë”, tha Berisha.

Sipas tij, 50 deputetë të opozitës janë përjashtuar dhe kërkohet që të pranojnë bashkëkryetar bashkëpunëtorin më të ngushtë të Bashës sipas tij “Alibashën”.

Berisha bëri thirrje që të denoncohet çdo ditë Edi Rama si kreu i organizatës kriminale në qeveri./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article