“Zgjedhorja”, mblidhet të premten Komisioni i Posaçëm

9 months ago 8
Foto ilustrim
12:40 16/01/2024

Pas shumë muajsh mungesë dhe pas më shumë se 2 vitesh që Komisioni i Reformës Zgjedhore nuk ka prodhuar asnjë rezultat, “Zgjedhorja” do të mblidhet orën e premte në orën 11:00 dhe do të drejtohet nga 2 bashkëkryetarët e këtij komisionit, Damian Gjiknuri dhe Enkelejd Alibeaj.

Për këtë të fundit, ka pasur kontradikta të shumta nga ana e deputetëve të cilët mbështesin ish-kryeministrin Sali Berisha dhe Gazment Bardhin, të cilët vazhdimisht kanë kërkuar që të ndryshohet përbërja e Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore, si dhe bashkëkryetarin, për të zëvendësuar Enkelejd Alibeajn me Oerd Bylykbashin.

Sjellim në vëmendje se ditën e sotme, Damian Gjiknuri ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e OSBE-së në Shqipëri dhe përmes një postimi në “Facebook”, Gjiknuri ka zbardhur disa nga çështjet të disktuara në këtë takim.

“Pata kënaqësi të takoja sot përfaqësuesit e zyrës së OSBE-së në Shqipëri, me të cilët diskutuam mbi procesin e Reformës Zgjedhore, rifillimin e punës në Komisionin e Posaçëm Parlamentar me synim adresimin në ligjin elektoral të rekomandimeve të OSBE/ODIHR dhe vendimeve të Gjykatës Kushtetuese”, shkruan Gjiknuri.

Kujtojmë se Damian Gjiknuri dhe Enkelejd Alibeaj i kanë dërguar ditën e djeshme drejtorit të OSBE-ODIHR, Matteo Mecacci, një shkresë ku kanë kërkuar që ekspertë të fushës së zgjedhjeve të ODIHR-it të asistojnë në punën e këtij komisioni./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article