Zhduket varka me 200 emigrantë në ishujt Kanarie, në bord kishte një numër të madh të fëmijëve

1 year ago 26
Reklamë

Ekipet e shpëtimit spanjollë po kërkojnë në ujërat e ishujve Kanarie për një varkë që mbante të paktën 200 emigrantë afrikanë, të cilët u zhdukën më shumë se një javë më parë.

Grupi i ndihmës Walking Borders thotë se varka e peshkimit lundroi nga Kafountine, një qytet bregdetar në Senegalin jugor që është afërsisht 1,700 km (1,057 milje) nga Tenerife dhe se në bord kishe dhe shumë fëmijë.

Dy varka të ngjashme me dhjetëra persona të tjerë thuhet se janë gjithashtu të zhdukur.

Shërbimi i shpëtimit detar i Spanjës tha se një aeroplan i ishte bashkuar kërkimit. Varka me 200 persona në bord u nis nga Kafountine më 27 qershor, duke për në Ishujt Kanarie.

Ka shumë pak detaje në lidhje me dy varkat e tjera, megjithatë agjencia e lajmeve Reuters citoi Helena Maleno nga Ëalking Borders të ketë thënë se njëra ka rreth 65 persona në bord, tjetra deri në 60. Kjo do të sillte numrin e përgjithshëm të njerëzve të zhdukur në tre varkat në më shumë se 300.

Lajmi vjen vetëm disa javë pasi Evropa pa një nga mbytjet e saj më të rënda të emigrantëve në Mesdhe, kur një peshkarekë e mbipopulluar u mbyt në brigjet greke.

Të paktën 78 persona u konfirmuan të mbytur, por Kombet e Bashkuara (OKB) raportuan se deri në 500 ishin ende të zhdukur.

Udhëtimi nga Afrika Perëndimore në Ishujt Kanarie është ndër rrugët më të rrezikshme për emigrantët, sepse ata zakonisht lundrojnë me anije të thjeshta peshkimi, të cilat mund të përmbyten lehtësisht nga rrymat e fuqishme të Atlantikut.

Vitin e kaluar të paktën 559 njerëz vdiqën në det duke u përpjekur të arrinin në ishujt spanjollë, thotë Organizata Ndërkombëtare e OKB-së për Migracionin (IOM). Numri i të vdekurve për vitin 2021 ishte 1,126.

IOM citon Ministrinë e Brendshme të Spanjës ku thotë se 15,682 njerëz mbërritën në mënyrë të parregullt në Ishujt Kanarie në vitin 2022, një rënie prej 30% krahasuar me 2021.

“Pavarësisht rënies nga viti në vit, flukset përgjatë kësaj rruge të rrezikshme që nga viti 2020 mbeten të larta në krahasim me vitet e mëparshme”, thotë IOM.

Top Channel

Read Entire Article