Zhupa nga protesta e opozitës: Jemi si ortek, do i marrim para këta banditë

8 months ago 8
17:55 05/02/2024

Deputetja demokrate, Ina Zhupa, thotë se deputetë e PS-së do të shkatërrojnë njëri-tjetrin sepse sipas saj, kanë vjedhur bashkë dhe nuk e mbajnë dot peshën e mëkatit që ju kanë bërë qytetarëve shqiptarë,

Gjatë fjalës së saj në protestën e opozitës, deputetja Zhupa thotë se të gjithë janë të zhgënyer teksa shton se është detyra e tyre që të bashkohen dhe t’i sjellin fitoren Shqipërisë.

Ina Zhupa: Ne jemi si ortek, do t’i marrim para këta banditë. Në atë parlament, ishte frika e fjalëve të Arben Ahmetaj. Siç i tradhtoi ai, ata do të shkatërrojnë njëri-tjetrin sepse kanë vjedhur bashkë dhe nuk e mbajnë dot më peshën e mëkatit që ju kanë bërë qytetarëve shqiptarë. Të paktën çdo ditë ka 2 protesta nga grupe të ndryshme interesash. Të gjithë janë të zhgënjyer, është detyra jonë të bashkohemi dhe t’i sjellim fitoren Shqipërisë. Të mbrojmë të drejtat tona. Ne ata nuk na ndalin dot as me polici, as me gardë dhe me ushtri sepse kemi të drejtën dhe zemrat e popullit shqiptar.  

/tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article