Zidane drejt stolit të Marseille

11 months ago 34
Reklamë
14:56 29/09/2023

Ikona franceze e futbollit Zinedine Zidane ka arritur një marrëveshje për të marrë drejtimin e ekipit të Marseille. 51-vjeçari ka qenë i lirë që nga vitit 2021, që kur u largua nga Real Madridi.

Dëshira e tij më e madhe ka qenë që të marrë drejtimin e përfaqësueses franceze të futbollit. Sipas “France Bleu Provence”, ai ka vendosur që të rikthehet në stol dhe Marseja është një klub që e bind.

Por lëvizja do të bëhet e mundur vetëm nëse klubi francez do të blihet nga Arabia Saudite. Nga bisedimet paraprake, Zidan do të ketë të drejtën të bëjë afrimet në merkato dhe do t’i lihet një fond me vlerë 300 mln euro.

Pengesa më e madhe është bindja e pronarit të klubit, Frank Meçourt, që deri tani ka refuzuar shitjen e Marsejës. Tifozët kanë nisur të ëndërrojnë për skuadrën e zemrës, pasi me një trajner si Zidan dhe mbështetjen financiare nga Arabia Saudite, ekipi do të thyejë dominimin e PSG dhe do t’i rikthehet sukseseve.

Aktualisht, drejtimin e skuadrës e ka italiani Xhenaro Gatuzo, pasi ish-tekniku Marcelino u largua pas shtatë takimesh për mungesë rezultatesh pozitive.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article