Zinchenko befason të gjithë, luajti Counter-Strike dhe fitoi ndaj ekipit nga Kosova

10 months ago 5

Ylli ukrainas i Arsenalit, Olesandr Zinchenko ishte pjesë e fitores së ekipit të tij Passion UA ndaj kosovarëve të Illyrians në Counter-Strike 2 ose e njohur ndryshe si CS2.

Komuniteti i ‘esports’ mbeti i befasuar pasi Zinchenko bëri një paraqitje të pazakontë në turneun e CS2, United TwentyOne.

Futbollisti i Arsenalit iu bashkua një ndeshjeje konkurruese të Counter-Strike 2 për skuadrën Passion UA ndaj Illyrians.

“Për shkak të problemeve me internetin, zeRRoFIX nuk mund të luajë kundër Illyrian në United TwentyOne. Pra, ne morëm zëvendësuesin më të madh që mund të gjenim – themeluesi ynë Oleksandr Zinchenko hyn në lojë”, thuhej në njoftim.

🚨 HUGE UPDATE 🚨

Due to internet problems, zeRRoFIX is unable to play against @illyrians_cs in @OfUnited21

So we got the biggest sub we could find — our founder Oleksandr Zinchenko steps in 🔥🔥🔥

Watch the match LIVE: https://t.co/bEZAaifGVj pic.twitter.com/mUxFUd6AvU

— PassionUA.gg (@PassionuaGG) December 6, 2023

Passion UA është ekip i themeluar nga Zinchenko, i cili zëvendësoi një lojtar tjetër të quajtur Eduard “zeRRoFiX” Petrovskyi, i cili nuk ishte në gjendje të merrte pjesë për shkak të problemeve të internetit.

Në fund, ekipi ukrainas fitoi me rezultat 2-1 me ‘mapa’ ndaj ekipit nga Kosova.

Paraqitja e Zinchenkos në CS2 ka befasuar të gjithë dhe tashmë është bërë virale në rrjetet sociale. /Telegrafi/

Read Entire Article