“Zjarr të asociacioneve operative serbe dhe në RMV-në”/ Del në dritë plani serb për emërimin zv/kryeministër të Stoilkoviq në RMV

2 months ago 6
Reklamë

Më 23 qershor Maqedonia e Veriut u bë me Qeveri të re.

Maqedonia e Veriut nga tani do të jetë nën udhëheqjen e partisë VMRO-DPMNE, së Hristijan Mickoski, pas fitores në zgjedhjet e 8 majit.

Qeveria e re do t’i ketë 23 ministra në Qeveri dhe pesë prej tyre do të jenë edhe zëvendëskryeministra.

Mickoski para adresimit të Kuvnedit të RMV-së ka thënë se “qytetarët janë të lodhur nga argumentet” dhe që duan “punë, përkushtim, përgjegjësi dhe hapa konkretë”.

“Në 100 ditët e para, ne do të ta rrisim standardin, do të punojmë shumë, shteti do të ndryshojë”, ka thënë Mickoski.

Por, ajo që po shihet jo mirë, nga shqiptarët është zv/kryeministri serb, Ivan Stoilkoviq.

Ai madje, po shihet si bashkëpunëtor i Serbisë dhe Rusisë.

Mehazi: Rrjeti i Serbisë së madhe do jetë, Dodik nē Bosnjē, Rakiq në Kosovë dhe Stoilkoviq në RMV

Image

Sulejman Mehazi

Profesori nga Maqedonia e V., Sulejman Mehazi në një përgjigje ka thënë se kjo qeveria para vetes ka sfida të mëdha dhe të shumta, madje janë zotuar se do të rrisin ekonominë, do të luftojnë korrupsionin e shumë punë tjera.

“Pikësëpari qeverisë së re të RMV-së në krye me, Hristijan Mickoskin, së bashku me koalicionin VLEN të shqiptarëve ju urojmë mbarësi e suksese qeverisëse gjatë katër viteve të ardhshme!, se, do rrisin ekonominë, do luftojnë korrupsionin, do ndërrojnë kushtetutën për të futur brenda saj pakicat bullgare, do eliminojnë 20% e popullit shqiptarë dhe sa më shpejtë RMV-ja të anëtarësohet në BE. Sesa do realizohen të gjitha këto kërkesa do varet prej partisë djathtiste maqedonase të VMRO-së e cila ka një shumicë goxha të madhe të deputetëve 58”, thotë ai.

Sipas tij, kjo qeveri do të jetë në qendër të sulmeve, duke thënë se problemin më të madh e ka me serbin nacionalist, Ivan Stoilkoviq.

Tutje, Mehazi thotë se, partia e tij do të luajë rolin e Listës serbe në Kosovë, duke shtuar se si në Kosovë dhe Bosnjë, edhe në Maqedoninë e Veriut, Serbia me anë të Ivan Stoilkoviqit do të hap një zjarr të asociacioneve operative serbe dhe në RMV-në e Mickoskit.

“Si vërehet sulmet ndaj kryeministrit të ri të RMV-së, Hristijan Mickoskit, do të jenë në të katër anët e vendit:

- një, problemi kryesor do jetë futja e pakicës bullgare në kushtetutë;

- dy, rringjallja armiqësore me Greqinë për shkak të mos përdorimit të emrit kushtetues RMV, nga Kryetarja e shtetit Davkova dhe deklaratës së kryeministrit Mickoski, se me qytetarët brenda shtetit nuk do ta përdorë emrin kushtetues RMV, por Maqedoni;

- tre, brendësisht qeveria e Mickoskit do ketë probleme kushtetuese edhe me heqjen e 20% të shqiptarëve;

- katër, problemi më i madh i qeverisë së re të RMV-së do jetë me serbin nacionalist, Ivan Stoilkoviq, që ka dy poste të larta shtetërore, zv.kryeministër dhe ministër për pakicat, pra me anë të Stoilkoviqit presidenti i Serbisë, Vuçiqi, ka zgjatur dëshirat territoriale serbe edhe në RMV.

Fatkeqësisht partia e Stoilkoviqit do luajë rolin e Listës serbe në Kosovë.

Qëllimi i qeverisë serbe është që përveç Rakiqit dhe Radojçiqit të Listës sebe në Kosovë, përveç Dodikut në Bosnjë-Hercegovinë, me anë të Ivan Stoilkoviqit të hap dhe një zjarr të asociacioneve operative serbe dhe në RMV-në e Mickoskit.

Pra, dramat politike luftënxitëse që i luan Rakiqi në Kosovë, Dodiku në Bosnjë-Hercegovinë, të njëjtën dramë politike luftënxitëse do të luajē dhe Ivan Stoilkoviqi nē RMV.

Rrjeti i Serbisë së madhe do jetë, Dodik nē Bosnjē, Rakiq në Kosovë dhe Stoilkoviq në RMV”, deklaron ai për “Bota sot”.

Shabani: Qeveria e re e Maqedonisë së Veriut është shpresa e ndryshimit dhe përmirësimit të vendit dhe qytetarëve

Image

Amir Shabani

I kundërt me profesorin është, njohësi i çështjeve politike, Amir Shabani.

Ai thotë se emërimi i Ivan Stoilkoviq zv/kryeministër, nuk ka të bëjë me ndikimi rus apo serb në vend, duke thënë se ai është “ministër marrëdhënie ndërmjet bashkësive, e cila u themelua në vitin 2008 për avansimin dhe kultivimin e grupeve etnike nën 20%, pra ingerenca në avansimin e turqve, romëve, boshnjakëve, serbëve dhe të tjerëve”.

“Qeveria e re e Maqedonisë së Veriut është shpresa e ndryshimit dhe përmirësimit të vendit dhe qytetarëve, veçanërisht në aspektin ekonomik dhe ngritjen e standardit jetësor.

Sa i përket postit të njërin nga pesë zv.kryeministrat e qeverisë së re, Ivan Stoilkoviq, nuk ka të bëjë me ndikimin rus apo serb në vend. Kjo, pasiqë Stoilkoviqi është ministër për marrëdhënie ndërmjet bashkësive, e cila u themelua në vitin 2008 për avansimin dhe kultivimin e grupeve etnike nën 20%, pra ingerenca në avansimin e turqve, romëve, boshnjakëve, serbëve dhe të tjerëve.

Pra, kjo ministri nuk do merret me avansimin e shqiptarëve pasiqë të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut janë të mbrojtura me Kushtetutë dhe Marrëveshjen e Ohrit.

Qeveria e re e RMV-së, pjesë e së cilës është edhe koalicioni shqiptar VLEN, do të hap një kapitull të ri të qeverisjes dhe një orientim të qartë të vendit drejt anëtarësimit të plotë në BE, si dhe kultivimin e partneritetit strategjik me SHBA-në”, përfundon ai për “Bota sot”.

Read Entire Article