Zjarret brutale në Maui ndezin teoritë konspirative të armëve lazer, vjedhjes së tokës nga Oprah Winfrey dhe pemëve të çuditshme (fotot)

1 year ago 8
Reklamë

Zjarret që shkatërruan papritur ishullin Maui në Hawai kanë tërhequr teori të shumta konspirative në SHBA sipas të cilave Presidenti Biden apo gazetarja milionere Oprah Winfrey kanë urdhëruar sulm me lazer për shkatërrimin e ndërtimeve në zonën bregdetare për “qëllime të tyre djallëzore”, shkruajnë mediat konervatore në SHBA.

Foto dhe video të ngjarjes të publikuara në rrjet pretendojnë të tregojnë lazera të stilit hapësinor që shkaktojnë shkatërrimin e ndërtesave në vijën bregdetare të qytetit të lakmuar bregdetar, ndërsa imazhe të pemëve dhe disa vilave të veçanta të paprekura, citohen si shembuj që zjarret nuk ishin natyrale, shkruan TheNewYorkPost.

“Çdo gjë është shembur e djegur përveç pemëve, por mos e thoni këtë sepse do t’ju quajnë teorist konspirativ,” shkruante një përdorues në rrjetin X, platforma e quajtur më parë Twitter, duke pasqyruar mbetjet e shkrumbuara të lagjes së tij.

Të paktën disa qindra njerëz kanë vdekur në katastrofë por kërkimet ende nuk kanë përfunduar dhe mbi 1000 janë të humbur.

Por postime të tilla përgënjeshtroheshin nga zyrtarët e rrjetit që i drejtonin në një artikull të enciklopedisë Britannica, ku shpjegohej se përse pemët nuk ishin djegur.

“Disa bimë i mbijetojnë zjarreve prej izolimit të lëkurës së tyre, prej gjetheve të vdekura ose indeve të njoma”, thuhej në artikull.

Të tjerë ekspertë konfirmonin konkluzionet por njerëzit vijonin të postonin imazhe që dukeshin si shufra drite që binin nga lart e më pas shpërthenin në zjarre mbi Maui.

“Ky është një sulm me energji direkte ndaj njerëzve,” shkruante një komentues në një video të tillë në Instagram. “E them këtë sepse miku im që jeton në Hawaii, pa shufrën e dritës që binte nga qielli mbi qytetin duke shkaktuar zjarret”.

Imazhi raportohej më tej nga monitoruesit se ishte i rremë dhe vinte nga një shpërthim i kontrolluar në një rafineri në Ohio në vitin 2018.

Edhe një tjetër imazh që qarkullonte duke supozuar të tregonte rrathë zjarri të shkaktuar nga lazerët në Maui, raportohej se vinte nga shpërthimi i një transformatori në Kili, sipas BBC.

Shumë prej kritikëve shprehnin teorinë se zjarret ishin për të detyruar vendasit të largoheshin nga Maui, në mënyrë që qeveria ta transformonte në një zonë të inteligjencës artificiale.

Idea e fundit bazohet në një konferencë të mbajtur në fillim të vitit në Maui mbi ato që njihen si ‘smart city’, ose “qytetet 15-minutëshe,” zonat e kufizuara urbane të dixhitalizuara ku çdo nevojë e rezidentëve gjendet brenda 15 minutave ecje. Një samit i ngjashëm po zhvillohet në Honolulu për të diskutuar atë që njihet si “qeverisja e epokës dixhitale”, shkruan ThePost.

Të tjera teori të shkatërrimit të qëllimshëm fajësonin kompaninë BlackRock Investment dhe milionerët që zotërojnë vila në ishull si Jeff Bezos e Oprah Winfrey, me argumentimin se kërkonin të përfirtonin tokën që vendasit refuzonin t’ua shisnin.

Zyrtarët thonë se ende nuk e dinë çfarë i ka shkaktuar flakët e shpejta e shkatërrimtare teksa rrjeti Bloomberg sinjalizonte se mund të kishte dëme të infrastrukturës elektrike nga erërat e uraganet.

2,200 objekte janë shaktërruar në tragjedi, së bashku me qendrën historike të Lahaina.

Top Channel

Read Entire Article