Zjarret masive në vend, Tedi Blushi: Paralajmërojnë nisjen e sezonit të ri të mbjelljes së kanabisit e hambarëve të drogës

3 months ago 14

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi, ka reaguar në lidhje me zjarret që kanë rënë në vendin tonë.

Me anë të një reagimi në rrjetet sociale, teksa ka ndarë pamje nga flakët në Lurë, Blushi thotë se sipas tij, ‘Lura po digjet sepse trafikantët e drogës, me mbështetjen e Narkoshtetit, po hapin parcelat e hashashit për vitin tjetër, që është vit zgjedhor’.

Lura po digjet sepse trafikantët e drogës, me mbështetjen e Narkoshtetit, po hapin parcelat e hashashit për vitin tjetër, që është vit zgjedhor.

Shpërthimi i kanabisit në vit zgjedhor është një traditë e njohur tashmë e Edi Ramës për t’u përdorur si mjet përfitimi për grupet kriminale që marrin përsipër kontrollin elektoral të qarqeve të caktuara, që me paratë e drogës të blejnë votat.

Vatrat e zjarrit që po shpërthejnë në malet e Shqipërisë:  Nuk paralajmërojnë gjë tjetër veç nisjes së sezonit të ri të mbjelljes së kanabisit në Republikën e Hashashit, në Kolumbinë e Europës, në Narkoshtetin e Edi Ramës.

Paralajmërojnë krijimin e hambarëve të drogës, me paratë e të cilave Edi Rama synon të blejë zgjedhjet!”, shkruan Tedi Blushi.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article