Zjarri del jashtë kontrollit në Fier, rrezikohen banesat pranë fshatit Hambar

8 months ago 16

Situatë alarmante është krijuar mbrëmjen e sotme në fshatin Hambar në Fier, pasi një vatër zjarri që ka përfshirë fillimisht shkurre ka dalë jashtë kontrollit e favorizuar nga era e fortë duke rrezikuar edhe banesat.

Fillimisht për shuarjen e flakëve janë angazhuar dy mjete zjarrfikëse, por pas daljes jashtë kontrollit të flakëve, janë kërkuar përforcime.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë dhe efektivë të policisë ndërkohe që kanë ndihmuar me mjete rrethanore edhe banorë të fshatit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article